Foto ilustruese

Kreshnik Spahiu: Po vdesin!

29 Korrik 2022, 21:02| Përditesimi: 29 Korrik 2022, 21:03

  • Share

Brezi më i mirë është duke vdekur.

Ato që s’kanë bërë shkencë, por që kanë dhënë gjithçka për fëmijët.

Po zhduken familjet e mëdha, me shumë fëmijë dhe që respektonin prindërit. Rinia e sotme nuk njeh kushërinjtë.

Po vdesin gjyshërit e varfër, por që kane kapërcyer me zemër të madhe gjithë vështirësitë financiare.

Po vdesin!

Janë duke vdekur.

Ata kanë njohur kohë lufte, kohë kur kanë shtrënguar rripat dhe janë kënaqur me pak, kanë njohur dhimbje dhe vuajtje, shpesh kanë punuar si kafshë dhe nuk ankoheshin kurrë!

Ata kërkonin grimca të thjeshta lumturie dhe sot kërkojnë vetëm të përjetojnë çaste të lumtura me nipërit dhe mbesat e tyre.

Ata po ikin nga kjo botë pa shqetësuar njeri, gjithmonë ata s’kanë shqetësuar, ata po ikin pa u thënë lamtumirë fëmijëve dhe nipave që janë në emigracion.

Shqipëria po humb një gjeneratë që do i mungojë kombit tonë brez pas brezi.

Do na mungoni shumë.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • muci: 30/07/2022 14:13

    ah

    Përgjigju
  • Ben: 30/07/2022 06:46

    I sakte shkrimi.Brezi i ri,rinia e sotme,mere me long se mishi mbaroi. Jo qe nuk njohin kusherinjte,por punen e kane tmerr,duan vetem leke pa punu,gjysherit nuk i takojne,i takojne nje here ne vit.Brezi yne o Niko,mundoheshim te nxirrnim ndonje lek dhe te ndihmonim familjen,ndersa keto tani vetem kerkojne leke dhe mundesisht te keshe ndonje tip prone,qe ta shesin ate dite qe do shkosh ngakjo bote.Ne fakt eshte ,trendy,ose problem boteror,jo vetem albanez.

    Përgjigju
  • Askushi: 29/07/2022 23:44

    Shkrim emoconues dhe shume i dhimshem.kan ikur dhe po ikin pa u ankuardhe me fjalen qe ju tju shohim mire.ju falederojme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?