Tërheqja zvarrë e ish-kryeministrit Meta ka hapur një debat të madh në Shqipëri.
4 kryeministra janë proceduar penalisht në këto 30 vjet: Fatos Nano, Vilson Ahmeti, Sali Berisha dhe Ilir Meta. Mjafton ky fakt për të kuptuar se tërheqja zvarrë s’është pritur mirë as nga Edi Rama, i cili në të ardhmen mund hetohet për të njëjtat vepra penale.
Por a kishin hapësira ligjore Meta, Berisha, Rama të mos kishin lejuar të vinte kjo ditë?
Po, po, ata kishin 100% mjetet ligjore të pengonin dhe mos vinte kjo ditë. Kushtetuta parashikon në nenin 81 dhe 83 të drejtën e Kuvendit për të votuar Amnisti Penale.
Gjatë këtyre 34 viteve Berisha, Meta, Rama, Basha kanë miratuar me ligj disa Amnisti Penale. Në disa Amnisti Penale janë falur me mijëra persona që kanë kryer vepra më të rënda se korrupsioni apo shpërdorimi detyrës.
Në disa amnisti janë falur persona për krime të jetës, plagosje, trafik lëndësh narkotike, vjedhje, kanosje, mashtrim etj., etj.
A mundej Meta, Berisha, Rama të përfshinin në këto Amnisti me ligj edhe veprat penale:
- Korrupsion pasiv
- Shpërdorim detyre
- Fshehje pasurie
- Pastrim “parash” produkteve
- Mos deklarim pasurie
Përgjigja është: Po, ata mund ti kishin votuar dhe sot nuk do ishin arrestuar sepse me ligj nuk hetohen veprat penale të amnistuara.
Ata nuk kanë pasur asnjë pengesë kushtetuese që nëse në vitin 2013, 2017, 2020 apo 2024 të kishin amnistuar këto vepra penale, askush që kishte kryer para momentit që do votohej ligji nuk do ishte subjekt i hetimit dhe gjykimit pasi prokuroria do detyrohej të pushonte çështjet penale sepse do ishin vepra të amnistuara dhe ligji ka efekt prapaveprues.
Dikush nga ju do pyes: Pse nuk e votuan?
Në vitin 2016 të 4 liderëve politik një nga misionarët diplomatik i ngarkuar me reformën e drejtësisë ju bëri ofertën e fundit:
Votoni një Amnisti Penale ku të falni njëri-tjetrin për çfarë keni kryer në të shkuarën me kushtin që të largoheni nga politika.
Diplomati që ju kishte bërë ofertën, ishte një mik i Shqipërisë dhe e argumentonte propozimin me nevojën që Shqipëria do përfitonte më shumë të falte 4 qeveritarë që mbanin peng 4 milion shqiptarë.
Ai arsyetonte që nëse nuk falen sot, ata nga frika do e mbajnë peng 10 apo 20 vjet Shqipërinë deri sa drejtësia ti dënojë dhe largojë. Atëherë nuk e mirëkuptova dhe as nuk e besova.
Pas 10 vitesh ja vlen të pyesim:
Ja vlente të ishin larguar dhe Shqipëria të ishte çliruar 10 vjet më parë, apo 10 vjet që na morën zvarrë dhe të humbura nga jeta jonë?
Fakti që ata e refuzuan Amnistinë Penale dhe nuk e votuan faljen e njëri-tjetrit është tregues se ata kurrë s’kishin menduar që do vinte kjo ditë. Erdhi dita, por sot ata janë penduar që nuk janë amnistuar me disa ligje që kanë votuar.
Tani është shumë vonë për ata dhe për popullin që u morr zvarrë disa dekada. Askush nuk ja u kthen dot vitet e humbura, as videot me arrestime apo sekuestrime…
Z.Kreshnik: -Nuk jam JURIST si Ju.As kam kën PUSHT/TETAR,POR USHTARAK MSDHOR.Të kam dhën OK për shumë shkrime të domosdoshme për JURISTËT E PLEPAVE BERISHIST 92..Por & për qytetar në këtë vënd të marr PENG VETËM NGA NJË PERSON ME TRYSNI TIRANI: 1.Socialistët F.Nano e V.Ahmeti u dënuan politikisht nga PËRBINDËSHI QË PASOI RAMIZ ALINË,për shumë arsye që dihen tashmë. 2.Sb & Im janë IZOLUAR e arrestuar për KORRUPSION. 3.Edi Rama nuk duhet të futet në KADEGORIN E SB & IM.Pasi për të nuk ka DOSJE E VIDIO VJEDHJE E VRASJE SI SB & IM me 101 KRIME. -Atë që ka bër E.Rama për Shqipërinë më 11 vute nuk e kan bërë të gjithë KM NË 112 VITE SHTET. -Asnjë KM nuk ka DREJTUAR OSBE,KS OKB,SAMITE ME LIDERËT E BE,TURIZMË ME MBI 10 MIL.,NGRITJEN E PRESTIGJIT TË SHQIPES NË ARENËN ND/KOMBËTARE,NDËRTIMIN E INFRASTUKTURËS MË ME CILËSI,HEQJEN MYNXYRËS NGA MJEDISI 3O VJEÇAR,NDËRTIMIN E ARENËS SPIRTIVE TIRANË..SI & TË SHKODRËS,ELBASANIT,KUKSIT,etj. 4- Nëse në PS ka më shumë të dënuar për korrupsion,E.Rama u ka thënë ".. GJËNI AVOKAT.",Ndërsa Sb & Im jo vetëm që po PËRDHOSIN SPAK,GJKKO..POR EDHE AMERIKËN,ANGLINË,GJERMANINË(Kriçbauni Gherman deklaroi se Sb duhej në burg e jo REHATLLËK NË SHTËPI)me Lirikën(Sllobodankën) me NËNËN MILIKA KOLONELE E UDB..! 5.Arrestimi LIKES ME DHUNË E KNAQSHME PËR 90 % TË POPULLIT SHQIPTAR.Si Ju ka shumë si Ju që nuk din QËNDRIMIN ARROGANT,PREPOTENT,M.MADH,IDIOT,SHERRXHI,etj për të kundërshtuar VENDIMIN E GJKKO.! 6.AMNISTIA SI AJO E 1997 NUK NDODH MË. 7.Amnistia 2024 u pranua nga PS,E.Rama,pasi Sb nuk votonte KODIN ZGJEDHOR.Dhe Ata që dolën nga burgu padrejtësisht ishin me OK TË SB.Në politikë..ka & kompromise,siç ka ndodhur edhe në kohë.kuftfte. 8.Amnistia PENALE jo vetëm nuk do pranohej nga E.Rama,Por nuk do e lejonte SHBA.Pasi SHBA DO E ÇOJNË DERI NË FUNN SIKTERIMIN NGA POLITIKA TË NON GRATËS QË NGA 8 AMBASADIR ANERIKA 7 PREJ TYRE I KA PËRGOJUAR RËNDË,duke kërcënuar me JETË AMB.MARINZA LINO..& TË LIKE/FLORIRIT/SPIUNIT TË DEKLARUAR NGA SHOKU TIJ I KLLASËS,SOT NË SHBA. 9.E.RAMA DO TË JET KM DERI 2029,PASI AI KA DEKLARUAR PRERË SE NUK VEPRON PA PYETUR ALEATËT E MËDHEJË.Këtë e deklaruat & Ju dje mbrëma në REP.TV. -Ju falinderoi që po ndikoni shumë në mjedisin mjeran të politikës Shqipëtare sidomos të PD copë e çikë mish për qënt e rrugës nga i korruptuari madh & b..lëpirsit e tij idiot. -Fier,më 27.10.24.
PërgjigjuJo,jo e kanr ditur qe vjen kjo dite.Prandaj Likja prishi koslicionin me Ramen.Ishin te sivurte qe fo e mundnin ne 2017.Por Rama e nderkombtaret e luajten shahun me mire.
PërgjigjuErdhi dita e një mashtrimi tjetër. Prit gomar se do mbij bar.
Përgjigju