Kreshnik Spahiu: Rrugë e Xanun

29 Tetor, 19:07| Përditesimi: 29 Tetor, 19:09

  • Share

Pas 34 vjetësh ata s’kanë ndryshuar.
Bllokojnë rrugët si bagëtia kur zbret nga mali.
Ata nuk dinë të bëjnë asgjë në jetë, veçse ti zënë rrugën, vendin e punës, pronën, hapësirën të tjerve.
Ata kanë një parim: “Pushto dhe impono”.
Erdhën si barbarë dhe nuk i ndryshoi as leku, as pushteti, as fakulteti dhe as kryeqyteti.
Erdhën si inferiorë me një qëllim të pushtojnë 
pa ligj, pa rregulla çdo hapësirë të jetës.
Erdhën me synimin të imponohen.
Fillimisht shkatërruan çdo pronë publike dhe pasuri kombëtare: Fabrika, uzina, miniera, hekurudha, tragete, porte.
Pastaj vidhnin çdo gjë: Tela telefoni, shina treni, xhama, poça apo drita rrugësh, madje edhe kapakë pusetash të ujrave të zeza.
Janë po ato fytyra, nuk ndryshojnë.
Kanë rroba dhe makina të shtrenjta por janë në mendësi ata që i kanë shpallur luftë Amerikës, Anglisë, drejtësisë, gazetarve, partive të reja dhe institucioneve.
Janë ata që vranë në bulevard sepse u dukej zyra dhe sheshi pronë e tyre.
Premtuan Europën por janë izoluar më keq se Enever Hoxha.
Erdhën në Shqipëri si parti e studentëve, qytetarve dhe burgosurve politik.
Sot kanë mbetur parti e halabakve, provincialve dhe e burgosurve ordiner.
Mos guxoni ti kritikoni se do ju baltosin, nga nderi, nga familja me çdo intrigë që imagjinoni.
Ju kujtohet si shantazhonin ambasadorët me kaseta erotike? Ku i kanë? Pse nuk i nxjerrin?
E gjitha bota është e korruptuar nga Washingtoni deri më Romë, vetëm Meta dhe Berisha janë të ndershëm dhe fukarenj - thonë.
E keni parë që ata s’kanë as ide, as kauza, as projekt, as motiv, as organizim, as popull.
Realisht s’kanë më as parti dhe as kalicion 
por thjesht dy familje që i drejtojnë një turmë.
As Enver Hoxha s’ja la partinë gruas si Meta
As Enver Hoxha s’ja la partinë vajzës si Berisha
Kjo është filozofia e tyre:
“Parti e Xanun”
“Tokë e Xanun”
“Pronë e Xanun”
“Rrugë e Xanun”

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • ilija: 30/10/2024 11:14

    Grande...

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 30/10/2024 09:57

    Z.Niku:Ju admiroi si JURIST,POLITIKAN,KURAJOZ,ATDHETAR.. -Analiza Juaj është më argumentuese se Ata që e shpallën NON GRATA,të cilët i ndaluan vetëm të mos e KALONTE OQEANIN,ndërsa po ia lën në DERË SHQIPËRISË,për ta Destabilizuar sa të jetë i gjallë mbi dhe'. -Duke kën më i moshuar se AI,Vetëm nuk i di sa ESHTRA KA NË GOJË.Të tjerat 101 krime ja di,disa i kam vuajtur duke më futur në burg 12 orë në 1996 për të më vjedhur VOTAT NË QV.Dhe dihet seç ndodhi.Kjo është një nga FAKTET E DHUNIMIT TË DEMOKRACISË PËR TË CILËN DASH E FUTI NË LISTËN E ZEZË. -Nuk po merrem edhe me Ato që ka deklaruar zëdhënësi tij IZET HAXHIA,të cilin e mbajnë në burg qëllimisht duke pasur frikë nga PËRBINDSHI I VIÇIDOLIT: 1.Ditë më parë në REP.TV(te Arbër Hitaj) ish drejtori KL.Partizani PARO LAÇI nga Italia rrëfeu:..isha Gardisti Sb President,tha: Sb mbante me vete NJË KOKËRR JESHILE(pilulë helmuese)me të cilët helmonte me veprim të ngadaltë kundërshtarët politikë. 1. Në pamflet kam lexuar disa të ndar nga jeta pa u sëmurur,të dërguar të gjithë në të njëjtën spital BERGAMO(TORINO)-ITALI- P.Arbnori,A.Spahia,B.Gazidede,S.Zhulali,Kolin Gjoka,Ferit Hoti.Ferdinand Poni me kafe+uji duke udhëtuar për në Kosovë,Prekurori Xh.Hana,etj. -Ndonse P.Laçi deklaroi se do shkonte në SPAK,Nuk dihet.!? -Në ditarin tim kam mbi 20.000 të vrarë në kohën e RREGJIMIT TË TIJ GANGËSTER(sipas SHBA+BE) 2.Muaj më parë i SPIUNUARI NGA LIKE, FILIP TALO shkroi nga Amerika një letër Kr.Kuvëndit L.Nikolla se ishte spiunuar nga I.Meta kur ishin në gjimnaz dhe ishte futur në burg gjoja për tentativë arratisje.Lrtra u publikua & ju dërgua autoritetit të dosjeve.Kryetarka e dosjeve GENTA SULA(me burrin bidezmen me Liken,etj) deklaroi në Kuvënd se SEJCILI mund të MAARRI TË DHËNAT E VETA.Kandidatët për deputet duhet të marrin çertifikatën e sigurisë.Deri tanimë vetëm 2 deputet e kan marrë Atë.!? • A duhet të behet deputet,etj X,Y pa marr çerifikatën e sigurisë.? • Pse KUVËNDI SHQIPËRISË NUK I HAP DOSJET E SPIUNVE..KU ENVERI KISHTE MBI 20.000,që Saliu mbi 50 % të tyre i futi në PD-91,plus 50 % KOMUNIST.? -Si ka mundësi që Sb & dhëndrri tij me mbi 50 vila në gjithë Europë të REHATOEN NË SHTËPI(sipas Kriçbaun Gjerman Sb duhet të ishte në BURG.) -Ju drejtohem JU SI JURIST I NJOHUR PUBLIK. -Nuk mund të VDES REHAT sëpari PA JU SEKUESTRUAR PASURIA PREJ 350 MILD.$ TË 46 VITEVE HAJDUTËVE MADHOR TË SHQIPËRISË NË 34 VITE,PËR TU RRITUR PESIONVE SHOKVE TË MI ME 1 KËMBË ATJE..!! FLM

    Përgjigju
  • BABULI TANGULI: 30/10/2024 08:17

    Kreshnik Spahiu ke bēr njē analiz tē pērkryer, plotēsisht tē drejt 100% po hajde meru me kto lloi jashqitjet e kombit qē qelben er. Prandaj dhe ri nē pushtet Edi Palla se ka tė till wc si Flamuri pa shkop.

    Përgjigju
  • fatosi: 30/10/2024 01:18

    mos bllokoni rruget,,,,bllokini parlamentin dhe qeverine po jua mbajti....

    Përgjigju
  • Kreshniku: 29/10/2024 20:51

    Mire e ke thene po zgjidhja ku eshte !

    Përgjigju
    • Jon: 29/10/2024 21:54

      Zgjidhja ka marrë rrugën e saj

  • Dakord: 29/10/2024 20:50

    Hahahahaha mos shkruaj më për këta asnjë artikull tjetër se i ke thënë të gjitha.

    Përgjigju
  • Tironsi: 29/10/2024 20:47

    Fiks fare! Shkrim per ta varur ne kornize per femijet! Per brezin qe na ndjek!

    Përgjigju
  • jorgji duka: 29/10/2024 20:15

    mos vazhdo me tutje se e prish,cfar te thuash me, te gjitha te verteta

    Përgjigju
  • Lexusi: 29/10/2024 19:47

    Po ku ishe më parë more Kreshnik. Një shkrim që duhet ta mësoj përmendësh çdo shqiptar.

    Përgjigju
    • Tironsi: 29/10/2024 22:10

      Vertet. Like it!

  • Or tej: 29/10/2024 19:44

    Mos u cudit o Kreshnik se ata jane, jemi shqipo hesapi or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Kapterri: 29/10/2024 19:24

    Fiks,mos shto gjo tjeter.

    Përgjigju
    • Gaci: 29/10/2024 19:56

      He me te lumte ajo pene. Sa mire e ke qendis sidomos pjesa e mbylljes.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?