Vula e Partisë Demokratike kaloi në duart e Berishës dhe tashmë kur zgjedhjet parlamentare janë afër, mbeten pikëpyetje të mëdha si do të konfigurohet opozita në 2025-ën përballë mazhorancës. Disa ide u dhanë sot në ‘5 Pyetje’ me Ilir Babaramon ku analistët sqaruan më shumë mbi atë çka e pret opozitën dhe PD-në tashmë.
Juristi Kreshnik Spahiu u shpreh se vula i kaloi Berishës pasi ky vendim ishte pjesë e paktit mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit.
'Mendoj që të gjitha ankesat e Berishës për problemin e tij non grata kanë qenë lëvizje taktike për kohë. Kohë për organizim në parti, kohë për zgjedhje, kohë për të shtyrë rradhën. Berisha ka qenë i qartë në rezultatin që pritej. Berisha fiton nëpër gjykatat shqiptare, por tani i është hapur precedent, ka humbur në Francë, në një komision Apeli në Britani, ka humbur në Uashington. Janë krijuar disa precedentë. Nga informacionet ajo është rrëzuar për arsye proceduriale afati, nuk i kanë hyrë themelit. Berisha nuk është deklaruar fajtori në Britani apo SHBA. Ata nuk kanë detyrim të nxjerrin prova. Berisha është i shpallur politikisht non grata dhe në këtë rast nuk ka arsye të nxirren prova. Është politikisht dhe shteti të vendos vizën. Unë jam i shpallur non grata në Greqi, dhe nuk ka detyrimin shteti të nxjerrë arsye. Ata e konsiderojnë kërcënim për sigurinë e tyre kombëtare.
Ai shton se vendimi për vulën ka qenë i prtishëm.
'Mendoj se është i pritshëm vendimi. Vula do të bashkonte tek Berisha që nga marrëveshja e Rithemelimit me PS. Kam shkruar 5 pikat e marrëveshjes Rama-Berisha. Mori vendim nën shkeljen e syrit të ish-qeverisë së demokratëve dhe qeverisë socialiste. Kam arsye të besoj në këtë. Procedurialisht në të drejtën administrative, kjo çështje duhet zgjidhur brenda një muaji. Ka filluar që në dhjetor 2021. Po bëjnë dy vite e gjysmë provës anti ligjor. Berisha mund të jetë lideri legjitim. Ai është shumica e PD-së. Ai është vullneti. Por fakti që procesi u vonua dy vjet e gjysëm, tregoi se kishte ndërhyrje politike. Dhe u dha për një ditë e gjysmë. Kishte marrëveshje dy palëshe unë kryeministër, ti lider opozite. Rifreskojmë marrëveshjen e 2008. Mendoj se ditën që do vijë ambasadori i ri, Yuri Kim do i duket lule. Mendoj se do ketë rol më shumë aktiv.',shton Spahiu.
Kreu i 'Lëvizjes Bashkë', Adriatik Lapaj vuri në pikëpyetje koherencën e Rithemelimit, pasi ata pretendojnë se shteti dhe drejtësia janë të kapura nga Rama dhe nga ana tjetër kjo drejtësi i jep vulën atyre.
'Këto inkoherenca në politikë është një model i shëmtuar. Unë nuk besoj tek përgjithësime. Të thuash që gjithë gjykatat janë të korruptuar. Përgjithësimi është gabim. Problemi që politika i ka ndarë me thikë. Kur vendimi është kundër forcës politike, gjyqësori është i kapur, kur është pro nuk është i kapur. Këtu është pretenduar se sistemi gjyqësor në Shqipëri është i kapur nga Rama. Është pretenduar se Basha ishte në krushqi me Ramën për marrjen e vulës. Tani zoti Basha humbi, si i bëhet. Kërkon një përgjigje.
Gazetari Lavdrim Lita shprehet se Gjykata e Apelit nuk e shqyrtuar çështjen e vulës me themel siç kërkoi Gjykata e Lartë.
'Në politikë shqiptare është luks të kërkosh konsistencë. Janë therur, përqafuar. Mendoj se nëse biem dakord se jetojmë në narko-regjim, nuk mendoj se tre zonjat e gjykatës kanë marrë heroizëm të shpëtojnë opozitën nga trauma e vulës. Çështja nuk është gjykuar fare. Nuk ka gjykuar me themel, ashtu siç kërkoi GJL. U kërkua të shkohet me themel. Duhej parë procedura e kuvendeve. Apeli ka menduar dhe gjykuar që të mos merremi fare me çështjen por vetëm me procedurën. Secila palë ka një problem me të vërtetën', thotë Lita.
Analisti Erald Kapri shprehet se tashmë nëse ndokush është kundër modelit Berisha në PD nuk mund të pretendojë t'i marrë vulën, pasi është e pamundur, por të krijojë një forcë të re politike.
'Në fillim jemi të qartë që u ndërhy në çështjen e vulës. Pastaj për vetë opozitën, ishte një vendim njohjeje. Për Berishën u bë e qartë që kishte shumicën në parti. Çdokush që nuk mendon të bashkëjetojë me Berishën të dali vetë. Nuk ke pse tja marrësh logon Berishës. Nuk besoj se kanë funksionuar ndonjëherë fraksionet', thotë Kapri.
Spahiu theksoi më tej se ka një papëlqyeshmëri të madhe në popull ndaj Berishës dhe Ramës dhe kjo duhet shfrytrëzuar nga partitë e reja.
'Rënia e besimit ka vite që ndodh tek establishmenti politik. Vakuumi politik që është krijuar sot nuk ka ekzistuar në 34 vite, nëse ka hapësirë për parti të reja, ka një okazion të madh politik për ta konisderuar Berishën dhe Ramën një. Një pjesë e publikut i konsideron një palë. Ka një vakuum në pjesën më të madhe opozitare,. Edhe partia e vulës nuk i kalon 25%, ndërkohë që urrejtja ndaj pushtetit është kundër qeverisë. Por ka edhe një pjesë të popullit që e konsiderojnë Berishën më të keq se Rama. Ndjej keqardhje për elektoratin shqiptar për injorancën', nënvizoi Spahiu.
Ndërsa në vijim të argumentit të tij, Spahiu shtoi se PD-ja duhet të dali e vetme në zgjedhje nëse do të mposht Ramën
Kreshnik Spahiu në '5 Pyetjet' duke analizuar të ardhmen e PD-së pas marrjes së vulës nga Berisha u shpreh se kjo forcë politike duhet të garojë e vetme nëse do që të fitojë zgjedhjet.
Shqipëria duhet të ketë ndryshim, jo rotacion politik, Shqipëria nuk është inceneratori që të riciklojë politikën. Atë që ndodhi në Kosovë, forca të reja politike, individë që nuk kanë qenë kurrë në Shqipëri duhet të jenë në parlament. Socialistët dhe demokratët e kanë konsumuar ciklin. Shqipëria nuk meriton më as Edi Ramën dhe as Ilir Metën në pushtet.
Asnjërin. Po të qe do isha në Shqipëri sot, kam 10 vjet që kam ikur. PD që erdhi në pushtet si ndryshim i Shqipërisë ti kërkoj ata votues edhe ta mundi e vetme PS. Për ça i duhen partitë e tjera në koalicion. Në Kosovë Albin Kurti nuk kërkoi koalicion. PS po garon e vetme. Të gjithë ndërlikimet që bëjmë, kush është lapsi që e rrëzon Edi Ramën. Rama ka një mekanizëm që kontrollon sistemin elektoral.
Duhet një ndërgjegje qytetare. Në 2005 përjetuam një rotacion. Kishte ndryshim. Slogani ishte me duar të pastra. Dhe gjithë ekipi që garonte për PD ishin këmisha të bardhe dhe 90% figura të reja të paimplikuar me një sistem që kishte ndryshim cilësor nga qeveria e korruptuar e Fatos Nanos. Atëherë nuk bëri koalicion me Vehbi Alimuçën. Tani po bën aleancë me Vehbi Alimuçën. Koalicioni i 2025 lë shumë për të dëshiruar në kauzën e popullit opozitar. Berisha është lideri legjitim i PD-së, por po humb mundësinë që të jetë lideri i opozitës. Kur ke aleat kryesor Ilir Metën i ke vënë kapak. Për sa kohë nuk afrohen lëvizje të reja, është mbyllur cikli.
Lideri i PD ka detyrim ndaj qëndrestarëve dhe të jenë në grupin e ngushtë të deputetëve. Të tjerë për ça do bashkohen. Si mund të bashkohet me Ilir Metën, Adriatiku me Arlindin? Është mision kombëtar që këta të garojnë vetëm. Të rrëzojnë Edi Ramën, ta bëjnë pakicë. Kjo luftë është, luftë politike. Ai po garon i vetëm.
Deputeti i PD-së Bledion Nallbati pati një debat në '5 Pyetjet' me Adriatik Lapajn, teksa e pyeti këtë të fundit në ç'mënyrë do ta rrëzojë Ramën i vetëm pa u bashkuar me njeri.
Nallbati: Në këto kushte me këtë pushtet absolut të Ramës, me përdorimin e parave që bëjnë. Përdoren masivisht në fushatë. Ka vetëm një zgjidhje, që gjithë spektri opozitar të dali me një program të përbashkët. Federata opozitare ishte një opsion. Bashkim forcash dhe idesh kapacitetesh. Dakord kanë dalë parti të reja. Mendojnë se të vetëm e rrëzojnë këtë qeveri.
Lapaj: Shqipëria më shumë se çdo gjë, ka nevojë për model të ri vlerash. Duhet nisur nga themeli. Duhet të instalojmë sistemin e garës. Na duhet ta mbyllim problemin me një sistem të mbyllur. Mungesa e një gare bën që këtu të funksionoj me emërime. Nuk shkoj dot në aleancë me çdo qelbësirë për të rrëzuar Edi Ramën. Jam i hapur për çdo lloj varianti për parime. Të hapet gara, të votojnë emigrantët, të depolitizohet administrata, ligji për referendumet. Nuk kam kërkuar kurrë asnjë vend deputeti. Shqipërisë i duhen këto.
Nallbati: I vetëm, ça mundësie ke për ti realizuar këto? E vetmja mundësi të dalësh me partinë që ke të garosh. Halli i shqiptarëve nuk zgjidhet me ëndrra.
Lapaj: Populli jonë ëndërroj, që mund të bëhen thyerje të mëdha. Ëndërroj ne nuk kemi asnjë gjë më pak se vëllezërit tanë në Kosovë.
Nallbati: Nëse shqiptarëve iu zgjidhen gjërat me ëndrra, hajde të flemë gjumë.
Lapaj: Unë mendoj që këtu është një betejë për të ndarë shapin nga sheqeri.
Kreshnik Spahiu duke analizuar elektoratin shqiptar në '5 Pyetjet' u shpreh partitë e reja tashmë kanë një mundësi të bashkohen kundër dyshes Rama-Berisha dhe të prishin marrëveshjen e tyre. Sipas Spahiut, në popullësi ka një urrejte të madhe për dy liderët, mirëpo kjo i bën bashkë për të mbajtur sistemin.
'Rënia e besimit ka vite që ndodh tek establishmenti politik. Vakuumi politik që është krijuar sot nuk ka ekzistuar në 34 vite, nëse ka hapësirë për parti të reja, ka një okazion të madh politik për ta konisderuar Berishën dhe Ramën një. Një pjesë e publikut i konsideron një palë. Ka një vakuum në pjesën më të madhe opozitare,. Edhe partia e vulës nuk i kalon 25%, ndërkohë që urrejtja ndaj pushtetit është kundër qeverisë. Por ka edhe një pjesë të popullit që e konsiderojnë Berishën më të keq se Rama. Ndjej keqardhje për elektoratin shqiptar për injorancën.
E kanë të pamundur që mund të jesh kundër të dyve. Sepse ata të dy mbajnë njëri tjetrin. Dje u arrestuan 7 veta për baste. Këto 7 veta që vendosën baste kanë kryer vepra më penale se Berisha dhe djali që ngritën kulla gjatë qeverisjes Rama? Ku keni parë një lider opozite të ngrejë kulla në opozitë gjatë qeverisjes Rama. Elektorati është i kapur. Është i vështirë të sjellësh ndryshime. Populli voton, Rama dhe Berisha numërojnë. Dhe thonë bëhuni me pushtetin, një pjesë. Një pjesë e publikut bëhuni me fituesin thonë, kapim ndonjë lek. Ia dha vulën në momentin që bëri marrëveshje. Rezultati është përcaktuar. Është një ndeshje futbolli e trukuar.
Këta thonë edhe arbtrin e kemi ne, ju rrini në stadium shihni ndeshjen. Si mund të hysh në ndeshje. Është e trukuar çdo gjë. Kështu e kanë trukuar edhe në 2025. Ne na ndryshojmë vetëm interesat gjeopolitike, perëndimi ka interesa me ne dhe na konsideron shtet demokratik. Kemi demokraci shumë të brishtë, të ngjashëm me lindjen. Nuk jemi në nivelin e vrasjeve. Jemi demokraci e brishtë. E konsumuar e degraduar. SHBA ka ndryshuar Bushin e madh, Trumpin, Biden, Klintonët. Këta shfaqin dhe probleme shëndetësore të frikshme. Fëmijët e Berishës në dy breza janë shpallur non grata si vajzat e Putin. Amerikanët i paraprijnë kësaj, e dinin që do e trashëgonin partinë.
Nëse edhe për vajzat e Putin është lobuar, është lobuar edhe për Berishën. Sorosi loboi dhe korruptoi gjykatën e Parisit, korruptoi Apelin e Londrës, korruptoi DASH, presidentin amerikan, BE. Tani vetëm Ilir Meta është i ndershëm? Ka shqiptar ta besoj këtë histori? Kjo është fyerje inteligjence. Këto i thuheshin Shqipërisë kohën e Enver Hoxhës. E marr të mirëqenë që u lobua te Biden, Klinton,. Pse nuk korruptuan Gjykatën e Apelit të mos jepnin vulën. Kjo gjyqtarja paska qenë heroina legjenda e planetit. Pse se çuan komplotin deri në fund? Për 7 baste, 7 veta në burg, për 17 kulla vazhdon ai. E zeza mbi të bardhë. Kush është haraçi që paguan Berisha në këmbim të vulës?'
Analisti Erald Kapri duke komentuar çështjen e vulës së PD-së që i kaloi Berishës dhe Rithemelimit, u shpreh në '5 Pyetjet' se pushteti në Shqipëri ka qenë gjithnjë në përndjekje të opozitës, por tashmë mesa duket ka një marrëveshje dhe kjo shikohet edhe tek aminstia.
'Luftë sistematik e pushtetit ndaj opozitës, për ta denigruar opozitën që të mos dilte në zgjedhje me logon e vet. Ka qenë luftë e mazhorancës që nga fillimi. Kjo ka ndodhur edhe me shumë të tjerë. Është konstant. Jemi në një regjim që ka kapur ekonominë. Ka një lloj afrimi ujërash të PD-së dhe mazhorancës, amnistia dhe kanë folur për projekte të përbashkëta. Në fillim jemi të qartë që u ndërhy në çështjen e vulës. Pastaj për vetë opozitën, ishte një vendim njohjeje. Për Berishën u bë e qartë që kishte shumicën në parti. Çdokush që nuk mendon të bashkëjetojë me Berishën të dali vetë. Nuk ke pse tja marrësh logon Berishës. Nuk besoj se kanë funksionuar ndonjëherë fraksionet', thotë Kapri.
Kreu i Lëvizjes Bashkë, Adriatik Lapaj në '5 Pyetjet' vuri në pikëpyetje koherencën e Rithemelimit, pasi ata pretendojnë se shteti dhe drejtësia janë të kapura nga Rama dhe nga ana tjetër kjo drejtësi i jep vulën atyre.
'Këto inkoherenca në politikë është një model i shëmtuar. Unë nuk besoj tek përgjithësime. Të thuash që gjithë gjykatat janë të korruptuar. Përgjithësimi është gabim. Problemi që politika i ka ndarë me thikë. Kur vendimi është kundër forcës politike, gjyqësori është i kapur, kur është pro nuk është i kapur. Këtu është pretenduar se sistemi gjyqësor në Shqipëri është i kapur nga Rama. Është pretenduar se Basha ishte në krushqi me Ramën për marrjen e vulës. Tani zoti Basha humbi, si i bëhet. Kërkon një përgjigje. Nëse është e kapur, do të thotë që jep një vendim kundër së drejtës gjithnjë. Në momentin që ka dhënë një vendim të tillë, sot si është i pakapur? Ose nuk është më e kapur, ose e kapur dhe i ka dhënë urdhër. Duhet ta ndaj subjekti në fjalë. Nuk merrem me gjykatën. Në aspektin politik, sot gjykatat janë të kapura apo jo?', shprehet Lapaj.