Parcela me kanabis e asgjësuar në fshatin Madhesh

'Kreshtat e pastra' asgjësohet parcela me 453 fidanë kanabis! Në kërkim vëllezërit, procedohet dhe kryeplaku e inspektori pyjor

23 Gusht 2023, 10:04| Përditesimi: 23 Gusht 2023, 10:08

  • Share

DIBER - Vijojnë kontrollet nga toka, me patrulla këmbësore dhe nga ajri, nëpërmjet dronëve të Policisë, me qëllim identifikimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.

Kështu në fshatin Madhesh janë konstatuar 453 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të cilët u asgjësuan me anë të djegies.

Policia ka shpallur në kërkim si autorë  të dyshuar të këtij rasti kultivimi, janë vëllezërit Xhevalin Gjergji, 58 vjeç dhe Nikolin Gjergji 52 vjeç

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryeplakun e fshatit Madhesh Zef Gjeçi, 64 vjeç, dhe Bujar Bajraktari, 47 vjeç, Inspektor i shërbimit pyjor në këtë zonë.

Kjo ishte faza e 5-të, e operacionit policor të koduar "Kreshta të pastra”

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?