Gjyqi në Senatin amerikan për ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, me akuzat për “nxitje të kryengritjes” për shkak të dhunës në 6 Janar si pasojë e së cilës humbën jetën 5 persona, do të nisë më 8 shkurt.
Lideri i shumicës në Senat Chuck Schumer, ka bërë këtë njoftim pasi ka diskutuar për datën me përfaqësuesit republikanë.
Udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi planifikon të dërgojë padinë kundër Trumpit në Senat më 25 janar, për të nisur procedurat fillestare në ditën pasuese.
“Gjyqi do të mbahet në Senatin e Shteteve të Bashkuara dhe do të ketë votim nëse duhet të dënohet presidenti”, ka thënë Schumer në një fjalim në dhomën e Senatit.
Trump - presidenti i parë amerikan ndaj të cilit janë ngritur dy herë akuza për shkarkim, dhe i pari që gjykohet pasi i ka përfunduar mandati. Qëllimi i kësaj procedure është ndalimi që Trump të marrë një detyrë publike në të ardhmen dhe në veçanti ndalimi i rikandimit të tij në të ardhmen, si president i SHBA.
Trump pas humbjes në Zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, ka vazhduar me akuzat e tij ndaj për manipulim të zgjedhjeve. Ai ka bërë thirrje të vazhdueshme për protesta të cilat çuan edhe në sulm ndaj Kongresit më 6 janar. Tanimë Trump është vendosur në Florida aty edhe ku do të presë tanimë gjyqin e tij.