Foto ilustruese

Kreu gjashtë vjedhje në dy javët e fundit, arrestohet 30-vjeçari në Korçë! I dënuar edhe më parë për vjedhje

12 Korrik 2023, 13:40| Përditesimi: 12 Korrik 2023, 14:03

  • Share

Një 30-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Korçës, pasi dyshohet të jetë autor i 6 vjedhjeve të kryera gjatë dy javëve të fundit, në qytet. I riu rezulton të jetë dënuar disa herë në të shkuarën për vjedhje.

Në kuadër të operacionit policor "Repeat",është arrestuar Elidon Zeqo.

Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat e grumbulluara, dyshohet se 30-vjeçari gjatë dy javëve të fundit, në lagjet nr. 7, 8, 13 dhe 16, të qytetit të Korçës, ka vjedhur shuma parash, vegla pune, 7 aparate fotografike dhe produkte të ndryshme ushqimore, në dy lokale, dy dyqane, në një studio fotografike dhe në një automjet, në pronësi të personave të ndryshëm.

30-vjeçari rezulton të jetë dënuar edhe më parë disa herë për vjedhje.

Materialet i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?