Kreu i AKU-së për Report Tv: Janë kryer 25 mijë kontrolle! Mbyllen 25 biznese, 5 mijë të gjobitura! Do shtohen kontrollet për festat e fundvitit

10 Dhjetor 2020, 14:07| Përditesimi: 10 Dhjetor 2020, 22:02

  • Share

TIRANË- Kur ka më pak se 2 muaj në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimeve, Bledar Skënderi ka folur me gjuhën e shifrave për punën e këtij Institucioni dhe objektivat për vitin 2021. I ftuar në studion e Report Tv, në emisionin "Sot Live në Shqipëri", Skënderi bëri me dije se deri më tani janë kryer 25 mijë inspektime, ku nuk kanë munguar ndëshkimet për bizneset. Në studion e Report TV, ai evidentoi edhe bizneset që kryesisht i kryejnë më shumë këto shkelje.

"Janë 25 mijë inspektime, janë vendosur rreth 5 mijë masa administrative, nga këshillimi deri në mbyllja e aktivitetit, janë mbyllur 25 subjekte për mos plotësim kushte, janë vendosur disa gjoba. Shkeljet vijnë më shumë nga bizneset e vogla apo të reja kryesisht në zonat rurale", tha Skënderi.

Nisur nga fakti që përpara janë festat e fundvitit, ku për shkak të kërkesës në rritje, ka edhe tregje të improvizuara, SKënderi shtoi se do të shtohen kontrollet.

"Kemi nga një drejtori rajonale në çdo qark, kemi një numër të mjaftueshëm punonjësish për të ushtruar kontrolle. Në festa kemi fluks të shtuar dhe vit për vit, AKU ka një fokus të shtuar për të shtuar kontrollet, për të mbajtur në monitorim tregjet, se ka edhe një dukuri që improvizohen tregje, që dalin jashtë standardeve të shitjes së mallrave, kështu që në fokus do jetë e gjithë lëvizja mallrave për të intesfikuar kontrollet. Fabrikat e qumështit, të sallamit, mishit, thertoret janë në fokus të kontrollet. Ju garantoj që nuk futet asnjë mall, jo që është i skaduar, por as ato që ka as më pak se 6 muaj skadencë. Përveç pjesës së inspektimit kufitar që është hapi i parë, është një sistem i gjerë gjurmimi deri te biznesi, që produkti kontrollohet disa herë, kështu që nëse ka ndonjë tolerim te kufiri do të kapet nga kontrollet e mëvonshme", tha ai.

Skënderi zbuloi dhe disa nga objektivat kryesore që ka në krye të AKU-së.

"Së pari duam të përmirësojmë, inspektimit në kufi, me infrastrukturë të nevojshme, duam të krijojmë ambiente të nevojshme me teknologjinë më të fundit, duam të shtojmë disa ambiente që nëse bllokojmë një mall të dyshuar, të kemi ambiente frigoriferike që mund t'i bllokojmë përkohësisht. Dokumentacioni të kalojë në një rrjet të vetëm, projekt i BE. Duam të përforcojmë kapacitet laboratorike, për të kryera analizat që na duhen, ne kemi gjithsej 7 laborator, mjaftojnë, por spektri i analizave, se ka disa analiza që di bëjmë në privat ose jashtë vendit", tha ai.

Denoncimet e qytetarëve, Skënderi i cilësoi shumë të rëndësishme, duke i ftuar që të bashkëpunojnë me AKU. Ai siguroi që reagimi vjen për 24 orë.

"Ne kemi info. aku ku mund të adresojmë problematikën për sigurinë ushqimore, marrin dhe nga bashkëqeverisja, ka pasur raste që shkruajnë edhe në privat dhe i adresojnë sipas fushave. Brenda 24 orëve verifikohet shqetësimi i qytetarit. Kjo është një luftë e vazhdueshme, unë do theksoj faktin që bizneset janë ndërgjegjësuar", tha ai.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?