TIRANË- Viti 2021 do të sjellë edhe përfundimin e punimeve në ish-sheshin 'Shqiponja' si edhe të Lotit 2 që ka të bëjë me nyjen e Astirit, gjë e cila për kreun e ARRSH-së, Evis Berberi do të minimizojë maksimalisht trafikun.
"Viti 2021 te ky kantier si dhe tek Loti 2 do të përmbyllen punimet brenda vitit 2021 sepse në këtë kanier për 2 javë mbarojmë pjesën tjetër pra ura mbi Lumin Tirana dhe Loti 2 ka të bëjë me nyjen e Astirit të cilën duke e hapur atë nga në 2 javët e para të muajit tetor, fluksi që sot krijohet është i rrjedhshëm, pasi gjithë gjithë unaza kalon poshtë nyjes së Astiri, dhe sipër nyjet sekondare me Astirin dhe me pjesën e bregut të Lumit", tha ai.
Hapja e tunelit të pestë në sheshin “Shqiponja” ka sjellë në konfuzion te qytetarët për rrugën që duhet të ndjekin që të arrijnë në destinacion, për këtë arsye Report Tv në një intervistë me kreun e ARRSH-së, Evis Berberi sjell me detaje se si është devijimi përfundimtar i trafikut për ata që duan të hyjë dhe të dalin nga Tirana.
"Kanë qenë të informuar qytetarë, se kemi njoftuar që në fillim të shtatorit do hapnin tunelin 5, për të kthyer nyjen e Shqiponjës në planin e menaxhimit të trafikut si do jetë përfundimisht. Ato që vijnë nga Durrësi në Astir duhet të kalojnë në tunelin numër 4, ato që vijnë nga Astiri në Durrës, do të kalojnë në tunelin 3, kalimi i fluksin nga Durrësi në Laprakë do të kalojnë në nivelin zero, pra s'do të kalojnë në tunelin 4, dalja nga Lapraka në drejtim të Durrësit do të kalojnë në nivelin zero. Tuneli 2 dhe 4 shërbejnë për pjesën veriore të Tiranës që ka lidhje me lotet e reja që do të hapen", u shpreh Berberi.
Për gazetaren e Report Tv, Eliza Gjediku, hapja e këtij tuneli ka sjellë një lehtësim të trafikut, ndonëse radha e gjatë e makinave që vijnë nga Durrësi në drejtim kryeqytetit është prezente, kjo sipas Berberit, jo për shkak të mungesës së informimit të qytetarëve. Ai tha se ka një numër të shtuar të qytetarëve që duan të vijnë në Tiranë, pasi jemi në periudhën e kthimi të studentëve dhe të pushuesve. Punimet janë në fazën përfundimtare, dhe Berberi dha informacione mbi detajet e rëndësishme që pritet t'i shtohen kësaj rruge, duke nisur nga korsi dedikuar emergjencave apo prezenca e 8 semaforëve për të për të shmangur fluksin.
"Ka fluks të pushuesve dhe të studenteve që vijnë në Tiranë, ndërsa nga dalja nuk ka trafik është fluks hyrës, tuneli 4 ka lehtësuar trafikun. Kanë mbaruar të 5 tunelet. është punuar shumë dhe është punuar për të kapur afatet dhe në këtë fazë kemi përfunduar përpara se të përfundonte kontrata, e vetmja unë është rifinitura, siç është lulishtja, do ketë korsi për biçikleta, 8 semaforë për të shmangur fluksin. Ka korsi emergjencave, pjesa e korsive të emergjencave do ë jetë e parashikuar, do jetë e parashikuar për të lehtësuar lëvizjen e mjeteve të emergjencë", tha Berberi për Report Tv.