Kronikë

'Kreu i bandës i paguante qiranë e shtëpisë', prokurori Maksim Sota në gjykatë: Jetoja në shtëpinë e vëllait, nuk kam asnjë lidhje

4 Korrik 2021, 15:28| Përditesimi: 4 Korrik 2021, 17:49

  • Share

 

Prokurori i Vlorës Maksim Sota, i cili është në 'arrest shtëpie', në mbrojtjen e tij sot në GJKKO ku pret të marrë konfirmimin ose jo të masës së sigurisë, ka thënë se ka paraqitur kërkesë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për pezullimin e tij nga ushtrimi i detyrës së prokurorit, pasi konstatoi se është subjekt i një procedimi penal dhe këtë herë jo si prokuror, por si person nën hetim. Ai akuzohet se ka  kryer veprime dhe mosveprime të paligjshme në ushtrim të detyrës time si prokuror, në lidhje me disa persona pjesëtar të një grupi të strukturuar kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Dy prej pjesëtarëve të këtij grupi të strukturuar kriminal dhe konkretisht Donial Drolli dhe Mariglen Shusha, në cilësinë e bashkëpunëtorëve të drejtësisë dhe statusit të personit të penduar e kanë akuzuar prokurorin Sota SE Ilirjan DUÇELLARI Zaimi, i cilësuar si kreu i këtij grupi të strukturuar kriminal ka patur “lidhje” me të dhe i ka paguar qiranë e shtëpisë ku qëndronte në qytetin e Vlorës.

Sipas vendimit të Gjykatës Sota ka luajtur një rol thelbësor që grupi i strukturuar kriminal të ushtronte i qetë dhe i vendosur trafikimin e lëndëve narkotike që prej vitin 2014 e në vazhdim.

Në mbrojtjen e tij Sota i ka konsideruar  të pavërteta këto pretendime dhe dyshime lidhur me “lidhjen” e tij me këta persona nën hetim.

"E para ka një ndryshim të madh midis fjalëve “lidhje” dhe “njohje” midis dy apo disa personave; Në rast ekziston një lidhje, atëherë ka marrëdhënie reciproke në mënyra dhe forma të ndryshme midis këtyre personave, të cilat normalisht duhet të evidentoheshin në vendimin e gjykatës; Në rast se flasim për “njohje” midis dy apo disa personave, ka një ndryshim të rrënjësor me rastin e një lidhje midis tyre;  Lidhur me pretendimin e përdorimit/qëndrimit tim në një banese të paguar nga personat nën hetim deklaroj me përgjegjësi të plotë ligjore se ky fakt është tërësisht i pavërtetë", thotë Sota, duke nënvizuar se në Vlorë nuk ka marrë ndonjëherë banesë me qira pais ka qëndruar në shtëpinë e vëllait të tij, Ilir Sota.

Duke ripërsëritur se nuk i njeh fare asnjë nga të penduarit , ndërkohë që në lidhje me Ilirian DUÇELLARI Zaimi, ai thotë se e njoh por nuk ka asnjë  “lidhje”, shoqëri të ngushtë, miqësi apo krushqi të afërt me të.

"Deklaroj me përgjegjësi se këtë shtetas e kam takuar rrallë dhe jo vetëm për vetëm, për shkak se nuk kisha njohje të drejtëpërdrejtë me të, në një ambjent Lokal Bar Kafe e quajtur Kei Kafe në qytetin e Vlorës, të cilin e kam frekuentuar për të pirë kafe me shokët të mi", ka deklaruar ndër të tjera prokurori i Vlorës.  

Kujtojmë se nesër KLP do të zhvillojë një mbledhje për të vendosur për pezullimin ose jo të prokurorit Maksim Sota.

 

Parashtrime Maksim Sota 

(Kliko këtu për të aksesuar dokumentin ) Parashtrime Maksim Sota 


Lajmi kryesor:

Megaoperacioni ‘Shpirti’/ Trafikantët i paguanin qiranë, KLP vendos nesër për ‘fatin’ e prokurorit Maksim Sota, pritet të pezullohet nga detyra


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?