Kreu i bandës kriminale në Greqi, Esmin Ferhati

Kreu i bandës kriminale në Greqi 'Esko' në reanimacion me forca të shumta sigurie! Nëna e 32-vjeçarit shqiptar: Më lini ta shoh, sa të shtëna ka?

12 Tetor 2022, 13:35| Përditesimi: 12 Tetor 2022, 13:41

  • Share

GREQI- E ëma e ‘Esko-s’ i identifikuar si Esmin Ferhati ra na prangat e policisë greke pas një operacioni në periferi. Kreu i mafies së Kampusit Universitar në Greqi pas arrestimit, nga plagët e marra nga një përleshje me oficeren greke, po trajtohet në reanimacionin e Kryqit të Kuq. E ëma e 32-vjeçarit shqiptar kërkon të vizitojë të birin. Me anë të avokates në kërkesë-kallëzimin është paraqitur pranë administratorit të spitalit dhe ka kërkuar “dhënien e informacionit me shkrim dhe dhënien e kopjeve të të gjitha raporteve mjekësore në lidhje me situatën.

“Djali im sot 32 vjeç është baba i një fëmije të mitur vetëm një vjeç. Unë, nëna e tij, jetoj në Greqi me tre fëmijët e mi për 30 vitet e fundit, duke punuar ditë e natë si infermiere personale gjatë gjithë këtyre viteve. Djali im ndodhet i shtruar ne ICU te spitalit tuaj qe prej datës 27-9-2022 dhe deri me sot – për 15 dite radhazi – Nuk më është dhëne mundësia dhe e drejta ta vizitoj as për disa minuta”, thuhet ndër të tjera në këtë letër, ndërsa shton se as partnerja e tij nuk është lejuar që ta shikojë.

Në rreshtat e mëposhtëm ajo shprehet se jo vetëm që e kanë ndaluar të vizitojmë të birin i cili është i plagosur rëndë dhe i shtruar në ICU, por deri më sot nuk  ka marrë fare informacion për të.

  • Si është gjendja e djalit tim dhe nëse rrezikohet jeta?
  • Çfarë operacionesh mjekësore ka kryer deri më sot?
  • Sa të shtëna ka marrë djali im dhe ku?
  • Kur dhe cilat operacione kirurgjikale do t’i nënshtrohet?- kanë qenë pyetjet e drejtuara nga e ëma e Esmin Ferhatit.

‘Së fundi, protestoj fuqishëm dhe kërkoj ndërhyrjen e autoriteteve që të më lejohet menjëherë të ushtroj të drejtën për të vizituar djalin tim, të drejta që parashikohen për të gjithë pacientët e shtruar, edhe ata të shtruar nën masa sigurie.’- përfundoi e ëma.

Kujtojmë se i riu shqiptar, ka qenë i shpallur në kërkim më parë për trafik droge, armëmbajtje pa leje si dhe grabitje. Gjatë operacionit të policisë, një oficere nuk u ndje mirë dhe vendosi të largohej me makinën e saj private dhe më pas u sulmua me kaçavidë nga 30-vjeçari shqiptar.

Për të mbrojtur veten e saj punonjësja e policisë qëlloi me armën e shërbimit në këmbë 30-vjeçarin. Incidenti ndodhi gjatë një operacioni policor në konviktet e vjetra të kampusit, të cilat njihen si zona ku rrinë bandat që shpërndajnë drogë, plaçkisin shtëpi, veçanërisht në periferitë të zonave të Zografou, Kaisariani dhe Vyronas.

Plagosja e Esmin Ferhatit

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?