Sali Berisha dhe Miftar Dauti

Kryebashkiaku i Hasit 'shpëton' nga ligji i dekriminalizimit, KQZ: Do të vazhdojë detyrën

9 Shtator, 11:11| Përditesimi: 9 Shtator, 14:26

  • Share

Kryebashkiaku i Hasit, Miftar Dauti do të vazhdojë detyrën dhe nuk do t’i ndërpritet mandati. Ai u denoncua nga Instituti i Studimeve Politike të cilët i treguan KQZ-së disa dënime të tij, të cilat i kishte fshehur.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kreu disa verifikime të thelluara përmes Prokurorisë së Përgjithshme, por në fund arriti në konkluzionin se shkeljet e pretenduara, nuk ishin të mjaftueshme për t’i djegur mandatin.  Ai kishte një dënim të vitit 1988 nga Gjykata  e Beratit, për kryerjen e veprës penale të "Largimit pa leje nga vendi i internimit".

Më pas ai ishte vënë  në hetim nga SPAK për falsifikim,  por ndaj tij nuk rezulton dokumentacion për masë sigurimi për kryerjen e ndonjë vepre penale.

Në këto kushte, KQZ vlerëson të mos ja ndërpresë mandatin, vendim i cili do të merret nesër.

Rezulton të jetë:
- gjykuar, nga Gjykata e Rrethit Berat, me vendim të formës së prerë nr. 78, datë 01.07.1988, për kryerjen e veprës penale të "Largimit pa leje nga vendi i internimit", në bazë të nenit 117 e 31/b të Kodit Penal;

- në hetim, pa u regjistruar emri në cilësinë e personit nën hetim, nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuader të procedimit penal nr. 138 të regjistruar me datë 06.06.2023, per veprën penale të "Falsifikimit i vulave, i stampave ose i formularëve", parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal;

 Rezulton të jetë arrestuar me datë 1.9.1988, nga organet ligjzbatuese, dhe vuajtur dënimin me 4 muaj heqie lirie në Repartin nr. 301 Batër nga ku është liruar më 24.12.1988;

 Nuk rezulton dokumentacion për masë sigurimi personal të caktuar për kryerjen e ndonjë vepre penale;

 Nuk rezulton të jetë lëshuar ndaj tij urdhër kërkimi ndërkombëtar lidhur me kryerjen e ndonjë vepre penale;

 Nuk rezulton të jetë marrë për të masa e dëbimit nga një shtet i huaj;

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?