Kryetari i bashkisë së Athinës, teksa ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare, Kostas Bakoyannis, ka zgjedhur që një kohë të veçantë të vizitës së tij, t’ia kushtojë një prej atraksioneve turistike më të vizituar dhe më të veçanta në Kryeqytet, Bunkart 2.
Bakoyannis, në ish bunkerin antibërthamor të Ministrisë së Brendshme, është njohur me një pjesë të dhimbshme por të rëndësishme të historisë së vendit tonë.
Tuneli i Ministrisë së Brendshme është ndërtuar mes viteve 1981 dhe 1986 dhe mund të konsiderohet si një nga “veprat e mëdha” të fundit të kryera nga regjimi komunist në kuadër të projektit të bunkerizimit që kishte filluar në fillim të viteve '70 e që çoi në ndërtimin e 175.000 bunkerëve të madhësive të ndryshme në të gjithë vendin. Bunkerët ishin të tre llojeve ndërtimi: faqe mali, ndërtesa dhe gropa. Ashtu si shumë bunkerë të tjerë të kësaj madhësie, dhe ky është ndërtua për të përballuar një sulm kimik e bërthamor të mundshëm.
Kryetari i Bashkisë së Athinës, Kostas Bakoyannis është pritur nga homologu i tij i Tiranës, Erion Veliaj, i cili i dhuroi edhe “Çelësin e Qytetit”. Takimi mes dy homologëve u bë pikërisht pas lajmit të mirë ku Greqia hapi kufijtë me Shqipërinë pas bllokimit në kuadër të pandemisë së Covid-19.
Përzejini, nuk kanë asnjë punë të vinë në Shqipëri!
Përgjigju