Kreu i Bashkisë së Elbasanit e pranon në Report Tv: Janë rritur me 20% tarifat, por janë 16 mijë familje të përjashtuara

11 Janar 2022, 20:35| Përditesimi: 12 Janar 2022, 01:07

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja pasi pranoi se tarifa e pastrimit dhe ndriçimit është rritur me 20%, tregoi se nga ato do të përjashtohen 16 mijë familje.

Duke folur për “Studio Live” në Report Tv, kryebashkiaku tha se kategoritë që do të përjashtohen janë pensionistët që jetojnë vetëm dhe familjet në nevojë ekonomike.

“Kemi një plan për uljen e subvencionit ndaj tarifave. Ajo që ka qenë më problematike ka qenë dhe është ajo e ndriçimit, më pas edhe ajo e pastrimit. Nevojat në bashki janë të shumta, por jo gjithmonë tarifat që mblidhen për infrastruktura, ato mund të kalojnë edhe për mbulimin e problemeve të tjera. Asnjë tarifë nuk është rritur më shumë se 20%, ky ishte parimi kyç i joni. Një pjesë e familjeve janë të përjashtuara nga këto tarifa, gati 16 mijë familje nuk i paguajnë, për shkak edhe të përcaktimeve ligjore. Tarifa në Bashkinë e Elbasanit vendore ishin 401 lekë në muaj, me rritjet që janë bërë ka shkuar 501 lekë.”, tha ai.

I ftuar në studio me gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, ishte edhe ekspert i qeverisjes vendore, Agron Haxhimali i cili duke komentuar rritjen e tarifave, tha se ishte një vendim i menduar dhe i drejtë që nuk cenon asnjë parim.

“Vjet pash që kishte lajme të mira, për shembull shkallën e tatimit të pasurisë nga 0.05% e kishin ulur në 0.04 %. Bashkia e ka në diskrecion të bëjë rritje, ose ulje deri në 30%. Rritja me 20% duket shumë e menduar. Kjo rritje është e arsyetueshme, nuk ka shkelur asnjë parim, as të sigurisë, as të drejtësisë. “, u shpreh eksperti.

Llataj tha se qytetarët janë koshientë që pa tarifat, shërbimi është i pamundur.

“Qytetarët janë koshientë, që pa tarifa dhe taksa nuk merret asnjë shërbim. Vitin e kaluar, në 2021 janë mbledhur 37 milionë lekë të ardhura nga tarifat, ndërkohë që bashkia ka subvencionuar 50 milionë lekë. Nuk mund të vazhdojmë me këtë cikël, pra që bashkia të sigurojë ndriçimin. Qytetari që e do ndriçimin duhet të p[përgjigjet me një tarifim.”, u shpreh ai.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?