Kthyen burgjet në 'han pa porta' për Shullazin Lul Cakën e Shazivarin/ Ndjekje penale për dy ish-drejtorët

26 Gusht 2019, 18:21| Përditesimi: 26 Gusht 2019, 20:59

  • Share

Vetëm pak ditë pasi shkarkoi nga detyra ish-drejtuesin e Burgut të Kosovës në Lushnjë dhe ish-drejtuesin e paraburgimit “Jordan Misja” (313) në Tiranë, Drejtori i Përgjitjhshëm I Burgjeve Agim Ismaili, ka kallëzuar penalisht Judmir Shurdhin dhe Maksim Hamiti. Të dy ish-drejtorët akuzohen për “Shpërdorim detyre” dhe se kallëzimi tashmë është administruar nga prokuroria e Tiranës dhe ajo e Elbasanit. është verifikuar dhe konfirmuar që ish drejtuesit Hamiti dhe Shurdhi, në kundërshtim flagrant me aktet ligjore e nënligjore dhe kompromentuar misionin për trajtim të barabartë dhe në përputhje me aktet rregullative të të burgosurve, ka realizuar trajtim preferencial të të burgosurit Emiljano Shullazi apo Lulzim Caka, ndër të tjera edhe takime me të burgosur anëtar të të njëjtit grup të akuzuar, – për rrjedhojë dyshojmë se prej tij janë konsumuar elementë të veprës penale të shpërdorimit të detyrës. Në referencë të kërkesave ligjore të dënuarit trajtohen me dinjitet dhe duke respektuar të drejtat njerëzore të tyre, por gjithsesi për të realizuar qëllimin e ligjit – vuajtjen e dënimit – dhe për të parandaluar çdo rrezik sigurie të burgosurit i nënshtrohen kufizimeve të përcaktuara dhe një protokolli të hekurt për çdo veprim që kryejnë – thuhet ndër të tjera në kallëzim.

Në kallëzimin e tij drejtori i burgjeve sqaron se dy ish-vartësit e tij kanë favorizuar në mënyrë të qëllimshme dhe të vazhdueshme Emiljano Shullazin dhe anëtarët e grupit të tij, Lulzim Cakën, por edhe të dënuar të tjerë duke i dhënë mundësi atyre të kryejnë takime më të shpeshta me familjarë dhe anëtarë të grupeve kriminale. Aq më tepër që në rastin e ish-drejtorit Judmir Shurdhi,kallëzimi nënvizon se ky zyrtar zhvillonte takime me të dënuarit në zyrën e tij, duke shkelur çdo kriter sigurie dhe rregullore të brendshme të burgut. Një gjë e tillë, ka ndodhur më të burgosurin e dënuar për vrasje, me rrezikshmëri të lartë kriminale Lulzim Caka, të cilin e ka takuar 5 herë në zyrë brenda periudhe kohore prej 5 muaj. Takimi i fundit mes Judmir Shurdhit dhe Lulzim Cakës është zhvilluar në zyrën e tij në datën 18 korrik 2019, vetëm pak ditë pasi Lulzim Caka të lirohej para kohe,duke ju faluar mbi 4 muaj burg. Plot pesë takime në zyrë Shurdhi i ka kryer me të dënuarin për trafik kokaine në Angli Judmir Shazivari.

Judmir Shurdhi dhe Maksim Hamiti

Ky i fundit në nëntor 2017 është esktraduar nga Anglia në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 14 vite burgim. Gjithashtu takime në zyrën e drejtorit të burgut kanë zhvilluar dhe të dënuarit e tjerë si Filip Mara dhe Kristaq Hoxhaj,Artan Tafani, Indrit Zelia, Sami Ibërliu, Shpend Bajaziti i akuzuar për vrasje me dashje të mbetur në tentative, Fransua Alushi, Robert Hadëri, Ervis Mëhilli, Kasëm Vrapi, Arben Mërtiri, Maksim Çela. Në kallëzimin e depozituar në prokurorinë Elbasan dhe Tiranë, thuhet se:”…kjo veprimtari, pra diskriminimi pozitiv, përveçse është specifikisht e kundërligjshme, krijon efekte serioze në sigurinë e brendshme të burgut, duke revoltuar të burgosurit e tjerë si dhe demotivon tërësisht trupën e shërbimit për të përmbushur detyrat që lidhen me sigurinë apo trajtimin e tyre…”. Më tej kallëzimi nënvizon se:”…zyra e drejtorit të burgut dhe asnjë ambient jashtë perimetrit të sigurisë nuk është përcaktuar si mundësi takimi me të dënuarit nga askush, pasikëto ambjente janë jashtë skemës së sigurisë dhe monitorimit me kamera, dhe për rrjedhojë takimi i kryer në zyrë ka cënuar rëndë sigurinë në institucion…”. “…Gjitha këto takime në zyren e drejtorit të intitucionit rezulton e janë kryer pa nje urdhër më shkrim të tij,pa një protokoll të mbajtur dhe pa lënë asnjë gjurmë e përse janë kryer këto takime dhe cili ka qënë qëllimi i tyre.

Ndërsa nga ana tjetër nuk rezulton që në këto data apo rreth tyre të ketë patur ndonjë ngjarje të veçantë e cila  mund të shërbejë si alibi.Madje në këto takime nuk është rregjistruar as ndonjë kërkesë formale e të dënuarve në zyrën e drejtorit të burgut”-thuhet në kallëzim.

Takimet e grupit të “Shullazit”

Nga vererifikimet e kryera në periudhën korrik 2019 i paraburgosuri Emiljano Shullazi ka zhvilluar takime në palestrën e IEVP “Jordan Misja”

Më datë 1 korrik 2019 nga ora 12:08 deri në orën 13.30 me shtetasit  Adrian  Gjebeshi,  Robert Përleka, Maksim Suçi,  Skerdi Kamberaj -taki m i kategorizuar i rregjistruar  si takime me familjar, në referencë të ligjit 41.

Më datën 5 korrik 2019 nga ora 11:50 deri në orën  13:04, Gilmand  Dani i paraburgosur i akuzuar si pjesëtar i të njëjtit grup kriminal ka zhvilluar takime me shtetasit Përparim Kalemaj, Altin Kulla, Arnold Çiçaj, Fatjon Mahmutaj, takime këto që nuk figurojnë të rregjistruara dhe janë rreptësisisht të ndaluara, pasi ky i paraburgosur akuzohet si pjesëtar i një grupi kriminal.

Më datë 8 korrik 2019 nga ora 11:40 deri në orën  14:05 Dani ka zhvilluar takime me Fabio Allushin, Iljaz Gega, Maksim Suçin, Urim Allushin, takime këto që janë rregjistruar si takime me familjarë.

Ndërkohë në datën 9 korrik 2019 nga ora 13:10 deri në orën 14:21 Endri Zela i paraburgosur dhei akuzuar si pjesëtar i të njëjtit grup kriminal ka zhvilluar takime me shtetasin Glen Daja, Ilirjan Mihali, Serger Milla dhe Kledi Vuçaj, takime këto që janë kategorizuar si takime me familjarë.

Gjithashtu në datën 10 korrik 2019 në orën 12:01 deri në orën 13:52 janë zhvilluar takime me avokatin Vladimir Meçi me të paraburgosurin Gilmando Dani dhe avokatin Denion Bogdani, takim i kategorizuar në rregjistër si takim me avokat, ndonëse më pas janë zhvilluar takime dhe me të paraburgosurit e tjerë.

Me datën 10 korrik 2019 nga ora 11:59 deri në orën 13.17. Gilmando Dani ka takuar Maksi Shalljanin dhe Përparim Kalemaj.

Më datën 13 korrik 2019 nga ora 11:37 deri në orën 12:52 Dani ka zhvilluar takim me avokatin Vladimir Meçe dhe avokatin e tij  Denion  Bogdani - takim i kategorizuar në rregjistër takim me avokatin.

Më datën 15 korrik 2019 nga ora 13:05 deri në orën 13:51 me të paraburgosurin Gilmand Dani ka zhvilluar takim Blendi Liçaj.

Më datën 16 korrik 2019 nga ora 13:27 deri në orën 14:15 me të paraburgosurin Endri Zela ka zhvilluar takim Altin Rrokaj, Egli Pashollari , Grisild Gjika dhe Klodjan Gjoka.

Më datë 18 korrik 2019 nga ora 11:58 deri në orën 12:15 me të paraburgosuri n Blerim Shullazi ka zhvilluar takim Xhemali Kulla dhe llir Shullazi.

Më datën 18 korrik 2019 nga ora 13:31 deri në orën  14:02. me të paraburgosurin Gilmand Dani ka zhvilluar takim Maksim Suçi, Orgest Dani dhe Allin Kulla.

Më datën 20 korrik 2019 nga ora 12:06 deri në orën 12:44, Gilmando Dani ka zhvilluar takim me Vladimir Meçi dhe Denion Bogdanin.

Më datë 22 korrik 2019 nga ora 13:27 deri në orën 13:39. me të paraburgosurin Gilmand Dani ka zhvilluar takim Blendi Sinani dhe Maksim Suçi.

Më datë 23 korrik 2019 nga ora  13:11 deri në orën 14:33 me të  paraburgosurin  Endri Zela ka zhvilluar takim Egli Pashollari, Ilirjan Mihali,Kledi Vucaj dhe Deni Gjoka.

Në të njëjtën datë nga ora 14:36 deri në orën 15:40 Dani ka zhvilluar takim me avokatin Vladimir Meçi dhe Denion Bogdani.

Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Indrit Zela, Indrit Qyqja dhe Blerim Shullazi janë dënuar nga gjykata e Krimeve të Rënda për gjobitjen e biznesmenit Ylvi Beqja.Tashmë ata janë në pritje të gjykimit nga gjykata e Apelit Tiranë.

Burgjet Shqiptare janë kthyer në hotele dhe jo burgje, ku të dënuarit që vuajnë dënimin e dhënë nga gjykata, kanë çdo mundësi takimi me familjarë dhe anëtarë të bandave ku shërbejnë. Asgjë nga jeta e përditshme nuk i mungon të dënuarve, madje në shumë raste ata përfitojnë dhe lirimin e parakohshëm pasi drejtuesit e burtgjeve dhe juristët i llogarisin në mënyrë të “gabuar” ditët e vuajtjes së dënimit në qeli. Shumë krime që kryhen jashtë burgut,e kanë zanafillën pikërisht nga brenda mureve të qelive, aty ku jepet urdhëri se kush duhet të vritet apo të “rripet” financiarisht,duke u shantazhuar dhe gjobitur me shuma të mëdha. Për të shtrënguar situatën në burgje qeveria shqiptare ka miratuar një ligj, tipik me ligjin Italian “41 bis”, me qëllim monitorimin e takimeve dhe sjelljen e personave që vuajnë dënimin.

Komento

Komente

  • Kafsha: 26/08/2019 18:49

    Prandaj ka çalu Shqiperia shkret keta 30 vjet se nuk ka patur burra si Enver Hoxha, kanë qënë të gjithë paperjashtim spurdhjakë bij spurdhjakesh qe i kanë bërë gojore banditizmit! Ngrihu Enver djali!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?