John Ratcliffe

Bota

Kreu i CIA-s konfirmon se SHBA ka pezulluar ndihmat ushtarake dhe ndarjen e informacioneve sekrete me Kievin

5 Mars, 16:34| Përditesimi: 5 Mars, 16:41

  • Share

Kreu i CIA-s, John Ratcliffe, ka konfirmuar se SHBA-të kanë pezulluar furnizimin me armë dhe ndarjen e informacioneve sekrete me Kievin, pas takimit katastrofik midis Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky në Zyrën Ovale.

Ratcliffe shtoi se mezi pret që SHBA-të ta heqin këtë pezullim dhe të punojnë me Kievin për paqen pas letrës së Zelensky drejtuar Trump.

Bashkëpunimi i inteligjencës amerikane ka qenë thelbësor për aftësinë e Ukrainës për të identifikuar dhe goditur objektivat ushtarake ruse.

Tre zyrtarë të njohur me këtë vendim konfirmuan se Uashingtoni ka ngrirë kanalet e inteligjencës me Kievin, raporton Financial Times.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?