Andrea Bonafede, “i vërteti” ka folur dhe ka treguar lidhjen e tij me Matteo Messina Denaro, kreun e mafias italiane ‘Cosa Nostra’. Ai ka treguar se e ka njohur Denaron që kur ishte i vogël, e ndërsa ka zbuluar se shtëpia ku rrinte kreu i mafias, e kishte blerë ai me lekët që i kishte dhënë ai.
“E njoh që kur ishim të vegjël, banesa ku ai jetonte është e imja që e kam blerë me lekët e tij”, tha Andrea Bonafede.
Matteo Messina Denaro kishte përdorur emrin Andrea Bonafede për t’u fshehur gjatë kohës kur ishte në arrati.
Lajmi kryesor:
U arrestua ditën e djeshme, zbulohet ‘streha’ e kreut të ‘Cosa Nostra’-s! Fshihej në apartamentin në qendër të Trapanit! Del VIDEO nga momenti kur shkon i vetëm në spital
B.K.//ReportTv.al