Kreu i degës 4 në Tiranë të PD: Hienat televizive paguhen nga qeveria për të dëmtuar PD

13 Mars 2022, 21:55| Përditesimi: 13 Mars 2022, 21:56

  • Share

Kreu i degës nr 4 në Tiranë të PD, Ervin Goxhaj i është përgjigjur personave që thonë se krerët e degëve të PD paguhen për të mbrojtur Bashën. Duke i cilësuar ato 'hiena' Goxhaj shkruan se paguhen nga qeveria për të dëmtuar PD, ndërsa sqaron se krerët e degëve të PD nuk janë rrogëtarë të partisë.

"Për t'ju përgjigjur gënjeshtrave dhe mashtrimeve qe vijnë nga ata qe janë te interesuar për shkatërrimin e PD, kryetaret e degëve zgjidhen nga anëtarësia dhe nuk janë rrogëtare te partisë, po me leket e tyre paguajnë edhe shërbimet ne funksion te partisë. Oligarkët e qeverisjes tone ushqejnë hienat qe janë lëshuar neper televizione te dëmtojnë PD", shkruan Goxhaj

 


Lajmi kryesor:

Debatet/Basha: S’kemi shans me një 'Non grata', situata eksplozive! Krerët e degëve e mbështesin: Dorëheqja juaj nuk është zgjidhja! Kapllanaj: Komision PD-Foltorja pa Bashën dhe Berishën


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?