Kaja Kallas

Bota

Kreu i Dumës ruse sulmon Kaja Kallas: Rusofobe, të çohet në gjykatë ndërkombëtare

15 Prill, 15:21| Përditesimi: 15 Prill, 15:23

  • Share

Kryetari i Dumës ruse, Vyacheslav Volodin sulmoi kryediplomaten evropiane Kaja Kallas duke e quajtur rusofobe. Sipas tij, ajo duhet të shkarkohet dhe të gjykohet nga një gjykatë ndërkombëtare e OKB.

"Kallas duhet të hiqet nga detyra dhe t'i dorëzohet gjykatës ndërkombëtare të OKB-së”, shkroi Volodin në Telegram.

Reagimi i tij erdhi pas deklaratës së kryediplomates evropiane se vendet e BE dhe ato kandidate të mos shkonin në Rusi për festimet e lidhura me 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

“Deklarata e Kallas është mungesë respekti për kujtimin e atyre që sakrifikuan veten për të shpëtuar botën nga nazizmi. Kallas duhet të shkarkohet nga detyra dhe të sillet përpara një gjykate ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara. Një botë e shpëtuar nga populli shumëkombësh Sovjetik, me 27 milionë jetë të humbura dhe nga vendet e koalicionit antifashist si Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar, që humbën mbi 800,000 njerëz, nuk duhet të harrohet kurrë.", ka shkruar ai.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?