Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako foli për Report Tv duke thënë se një ekip prej 38 personash është bërë gati për të shkuar drejt Turqisë që t’i vihet në ndihmë autoriteteve dhe popullit për të vijuar operacionin e kërkim-shpëtimit pas tërmetit shkatërrues 7.9 ballë.
“Ka pasur dëme katastrofike, jetë të mëdha njerëzish dhe dëme të mëdha në objekte e godina, vazhdojnë kërkime për jetë të shumta që ndodhen nën rrënoja. Është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Qeveria shqiptare, Agjencia Kombëtare e Emergjencave Civile dhe ministria e Mbrojtjes në kontakt intensive ka shprehur jo vetëm solidaritetin por edhe gatishmërinë për të vënë në dispozicion grupet e kërkim shpëtimit. Brenda ekipeve do të ketë dhe mjekë. Shumë shpejt këto forca të koordinuara do të nisen me një avion të posaçëm. Për pak orë besoj që do të nisen drejt destinacionit përkatës. 38 persona janë ekip, specialist të kërkim-shpëtimit, mjekë dhe infermierë. Bëhemi pjesë e dhimbjes së madhe të popullit turk por edhe me gatishmëri.”, tha Çako.
Lajmi kryesor:
Tërmeti tragjik në Turqi, niset nga Shqipëria grupi me 53 mjekë dhe specialistë në ndihmë të tyre! Politika shqiptare në unison me popullin turk
//ReportTv.al