Kreu i Emirateve të Bashkuara ofron trajtim për 1 mijë fëmijë palestinezë të plagosur në spitalet e tyre

2 Nëntor 2023, 10:09
  • Share

1698916135_gaga.jpg

Kreu i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Sheikh Mohamed bin Zayed Al-Nahyan, deklaroi se vendi i tij do të trajtojë rreth 1.000 fëmijë të plagosur palestinezë në spitalet e tyre.

Vendimi u njoftua gjatë një bisede telefonike midis ministrit të Jashtëm të EBA, Abdullah bin Zayed Al-Nahyan dhe presidentes së Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC), Mirjana Spoljaric, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve të Emiratetve WAM.

Të dy palët theksuan gjithashtu rëndësinë e ofrimit të mbështetjes dhe ndihmës mjekësore për civilët në Gaza, raporton media turke Anadolu.

Më herët të mërkurën, grupi i parë i palestinezëve të plagosur mbërriti në Egjipt për trajtimin e tyre mjekësor në spitalet në provincën veriore të Sinait pas hapjes së pikës kufitare Rafah për herë të parë pas 25 ditësh, mes luftimeve intensive në Gaza.

Ushtria izraelite ka zgjeruar sulmet e saj ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, i cili ka qenë nën sulme të pamëshirshme ajrore që kur grupi palestinez Hamas filloi një ofensivë të befasishme më 7 tetor.

Më shumë se 10,300 njerëz janë vrarë në konflikt, duke përfshirë të paktën 8,796 palestinezë dhe më shumë se 1,538 izraelitë. Më shumë se 22 mijë palestinezë janë plagosur në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit, rreth 70 për qind e tyre janë gra dhe fëmijë.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Ushtria izraelite: Kemi rrethuar qytetin e Gazës, eliminuan 130 militantë! OKB: Sulmohen katër shkolla të kthyera në strehimore, të paktën 20 të vrarë


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?