Armand Duka dhe kreu i UEFA, Aleksandër Ceferin

Kreu i FSHF-së, Armand Duka zgjidhet zv.president i UEFA-s

26 Shtator 2023, 15:12| Përditesimi: 26 Shtator 2023, 16:15

  • Share

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka nga sot do të jetë edhe në postin e zv.presidentit të UEFA-s, duke u bërë i pari shqiptar që arrin një pozicion kaq të lartë në hierarkinë e futbollit europian.

Vendimi u mor sot në mbledhjen e radhës së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, që zgjodhi pikërisht presidentin Duka me votim unanim në postin e rëndësishëm të qeverisë së futbollit europian. Kujtojmë se UEFA ka pesë ndihmësa të kreut Aleksandër Ceferin dhe mes tyre do jetë edhe Duka.

Pas largimit të Luis Rubiales, ish-kreut të federatës spanjolle pas skandalit seksual në Kupën e Botës për femra, u krijua vendi i lirë për zv.presidentin e pestë. Me postin e mbetur bosh dhe pas votimit në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të mbajtur sot në Qipro, Armand Duka merr këtë pozicion të rëndësishëm.

Kujtojmë se Duka prej pesë mandatesh është në krye të futbollit shqiptar, teksa për mandatin e dytë 2-vjeçar mban një vend në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.

Pas Zbigniew Boniek, Sándor Csányi, Fernando Gomes dhe Michele Uva, Armand Duka bëhet zv.presidenti i pestë i UEFA-s.

Ora 16:11
U zgjodh zv/president i UEFA-s, Armand Duka përfiton pagën e majme


 

Armand Duka u zgjodh një nga pesë zëvendëspresidentët e UEFA-s. Këtë të martë në Qipro, në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, kreu i FSHF-së siguroi mandatin deri në 2027. Tanimë edhe paga e tij do jetë më e madhe, teksa më herët ka qenë vetën pjesë e Komitetit Ekzekutiv. 250 mijë euro në vit është paga e zëvendëspresidentit të UEFA-s, që e përkthyer do të thotë afro 21 mijë euro në muaj.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 27/09/2023 03:08

    Mos u habisni,mund t'a kishin vene dhe president.Katapultimi i nje figure si e Dukes eshte pasqyre e gjendjes se futbollit sot ne shkalle nderkombetare.Te kujton perandorine romake kur po perendonte dhe perandoret e fundit te saj.

    Përgjigju
  • Turi: 26/09/2023 18:37

    UEFA esh e koruptuar koke e kemb.

    Përgjigju
  • The head: 26/09/2023 17:07

    Ishalla nuk vjedh më ketej me rrogen e re që ka

    Përgjigju
  • Labi: 26/09/2023 16:30

    Ky plera mas ei del ndonje kanser ne gryk leket e shwiptrve qe ka nvren bastardi njerez pa vjak i kan ber cdo gjw monopoldhe biletat dhe te gnitha

    Përgjigju
  • Polo: 26/09/2023 15:30

    Mendoj qe eshte lajm i mire. Dhe shyqyr qe se hoqi dot Lali eri, se imagjino shakohoxhen psh, do kish mundur qe te ngrinte FShF deri ne kte nivel?

    Përgjigju
  • Ben: 26/09/2023 15:23

    Robit te mire ja bo zoti rrugen drite.Hiqeni tani,perpiquni si gjithmone.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?