SPAK ka kërkuar dënimin e Islam Sefës për trafikim lëndësh narkotike me 17 vite burgim dhe me gjykim të shkurtuar 11.4 vite burgim.
Ai dyshohet si drejtuesi dhe financuesi i trafikut të drogës në Gjermani me vlerën e 3.3 mln eurove.
Gjatë hetimeve janë evidentuar 9 episode dhe është provuar se sasia e lëndës narkotike të trafikuar është 912 kg marijuanë, kurse vlera e lëndës narkotike të trafikuar kap vlerën prej 3.374.400, informoi sot SPAK.
Islam Sefa i dyshuar si kapoja e trafikut u arrestua më datë 2 korrik 2024 në një lokal pranë Prokurorisë së Posaçme. Agjentët e BKH-së mësyen në kafenë ku Sefa e kishte lënë për të takuar një avokat, vetëm 100 metra larg SPAK. Ai është gjithashtu vëllai i Bujar Sefës, i cili më 1 korrik 2024 u shpall fajtor dhe u dënua me 10 vite burg për kultivim të narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Komente
