Pamje gjatë operacionit

Kreu i grupit që shpërndante heroinë në Spanjë, prokuroria kërkon 9 vite burg dhe 1.2 milionë euro gjobë për shqiptarin e arrestuar

10 Dhjetor 2022, 15:33| Përditesimi: 10 Dhjetor 2022, 15:40

  • Share

Prokuroria spanjolle ka kërkuar 9 vite burg dhe 1.2 milionë euro gjobë për një shqiptar me banim në ishullin Arousa të Spanjës. Shqiptari akuzohet si kreu i grupit që trafikonte kokainën në ishull. Operacioni është zhvilluar në janar të 2019-tës. Grupi kriminal shpërndante heroinë dhe metamfetaminë në gjithë zonën që mbulonin duke përdorur automjete të ndryshme, shkruajnë mediat spanjolle

I gjithë operacioni është organizuar pas ndjekjes së një tjetër shqiptari i cili u lirua nga burgu në vitin 2017 dhe më pas qëndroi në ishullin  Arousa pa u marrë me asnjë lloj pune që mund t’i sillte të ardhura. Pavarësisht kësaj, ai shihej gjithmonë me makina luksoze të ndryshme të cilat i ndërronte shumë shpesh. Pas hetimeve të kryera, u zbulua lidhja e tij me njerëz që merreshin me trafikun e drogës. Në këtë mënyrë policia ra në gjurmët e shqiptarit i cili njihej po ashtu si trafikant droge, i cili kryente udhëtime të shpeshta në Madrid të Spanjës.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?