Dymbëdhjetë avionë luftarakë sulmuan lagjen presidenciale në Jemen, të kontrolluar nga rebelët Houthi.
Kundërpërgjigja e IDF-së erdhi ndaj Sanaas, ku godina u panë në flakë. Dy të vdekur janë raportuar deri tani dhe 35 të plagosur, si dhe 50 objektiva të goditur.
Khamenei nga Irani i lavdëroi militantët Houthi për sulmet e tyre ndaj Izraelit:
"Le ta ndalojmë shtetin hebre".
Kurse kryeministri Benjamin Netanyahu paralajmëroi kundërpërgjigje të fortë ndaj rebelëve nëse sulmet do vazhdonin.
Por negociatat për të arritur paqen në Rripin e Gazës vijojnë, edhe pse shpresat janë të pakëta.
"Ekziston një marrëveshje pengjesh në tryezë, ne duhet ta pranojmë atë", tha Shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes Izraelite (IDF), Gjenerali Eyal Zamir, gjatë një vizite në bazën detare të Haifa-s, siç raportohet nga The Times of Israel.
Zamir shtoi më pas:
"IDF krijoi kushtet për një marrëveshje, tani çështja është në duart e Netanyahut", informon media.
Zamir gjithmonë ka qenë kundër planit të Netanyahut për të pushtuar Gazën, duke e cilësuar një “vrimë të zezë” dhe rrezik të lartë.
Në krahun tjetër, delegacionet siriane dhe izraelite raportojnë përparim në negociatat e vazhdueshme për një marrëveshje sigurie midis dy vendeve.
Sipas Presidentit të përkohshëm sirian Ahmed al-Sharaa, "marrëveshja në diskutim do të bazohet në një kthim në vijën ndarëse të vitit 1974 midis forcave izraelite dhe siriane në Lartësitë e Golanit". Presidenti i vetëshpallur i Sirisë theksoi gjithashtu rëndësinë e integrimit ekonomik midis kombeve të Lindjes së Mesme dhe siguroi se "ai nuk do të hezitojë të marrë çdo vendim të nevojshëm për të miratuar një marrëveshje që përmbush interesat e Sirisë dhe rajonit".
Komente
