Anthony Rogers dhe Artur Metani

Kronikë

Kreu i ILD vizitë në Londër, Metani u mirëprit nga Inspektori i Prokurorisë Anthony Rogers! Takime edhe në ministrinë e Jashtme britanike

12 Prill, 07:26| Përditesimi: 12 Prill, 07:56

  • Share

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani  zhvilloi një vizitë pune në Londër në institucionet e drejtësisë, që merren me inspektimin dhe procesin disiplinor të magjistratëve dhe në ministrinë e Jashtme britanike. Metani u shoqërua nga një ekip i ILD-së dhe nga ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi.

Në Inspektoratin e Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës së Madhërisë së Tij, Inspektori i Lartë i Drejtësisë u mikprit nga Kryeinspektori Anthony Rogers, me të cilin diskutoi për ndarjen e praktikave të mira mes institucioneve dhe rolin që ka procesi i inspektimeve në efiçencën e sistemit të drejtësisë për promovimin e transparencës e paanësisë, në shërbim të besimit të publikut.

“Më tej z. Metani dhe delegacioni që e shoqëronte zhvilluan sesione pune me ekipin e Inspektoratit britanik të Prokurorisë. Zëvendës Kryeinspektorja znj.Lisa Morris bëri prezantimin e Inspektoratin e Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës. Procesi i inspektimeve, inspektimet tematike dhe inspektimet pasuese u paraqitën nga Inspektori i Lartë ligjor z. Colin Darroch dhe nga Inspektorja ligjore znj. Leanne Toënsend. Rekomandimet dhe impakti i inspektimeve u trajtua nga z.Rogers dhe znj.Morris, duke iu përgjigjur interesit të ekipit të ILD-së për aspekte të punës dhe krahasim me modelin e Shqipërisë. 

Në takimin e zhvilluar në Zyrën e Hetimeve të Sjelljes Gjyqësore ekipi i ILD-së u njoh nga drejtuesi operativ z. Simon Parsons dhe shefja e çështjeve pranë kësaj zyre, znj. Kim Ëebb me të gjitha aspektet e punës mbi hetimin e sjelljeve të gjyqtarëve britanikë për llogari të Ministrit të Drejtësisë dhe Drejtueses së gjyqësorit në Mbretërinë e Bashkuar. Ngjashmëritë në procesin e hetimit disiplinor, llojet e shkeljeve disiplinore dhe masat ndëshkuese ndaj gjyqtarëve u trajtuan gjerësisht gjatë takimit nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë z. Metani dhe z.Parson e znj. Ëebb nga Zyra e Hetimeve të Sjelljes Gjyqësore.”, njofton ILD.

Metani zhvilloi gjithashtu një takim edhe me drejtoren për Ballkanin Perëndinor Madeline Knox në ministrinë e Jashtme britanike.

”Pasi i bëri një prezantim të funksioneve e rolit të ILD-së në sistemin e drejtësisë, z.Metani vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për shtetin e së drejtës dhe integrimin evropian të Shqipërisë.

Znj.Knox vërejti se marrëdhënia me Shqipërinë është shumë e rëndësishme për Mbretërinë e Bashkuar, që ka investuar për këtë sepse e konsideron një partneritet të rëndësishëm edhe për të ardhmen.

Z. Metani dhe znj.Knox bashkëndanë qëndrimin e përparimit të Shqipërisë në fusha prioritare siç është lufta kundër korrupsionit, shteti i së drejtës dhe besimi i publikut tek sistemi i drejtësisë.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë z. Artur Metani dhe delegacioni i ILD-së u mikpritën në ambasadën e Shqipërisë në Lodër nga ambasadori z. Uran Ferizi. Pasi falenderoi ambasadorin për  mbështetjen në organizimin e kësaj vizite, z.Metani u informua nga z.Ferizi mbi punën e Ambasadës sonë në mbrojtje të interesave të Shqipërisë e shqiptarëve që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe kontributin britanik për përparimin e vendit tonë.”, njofton ILD.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tes: 12/04/2025 10:29

    Nuk e di se me cfare merret ky zoteria kur gjyqet po shkojne 10 vjet pa nisur seanca pare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?