Kreu i Këshillit Shqiptar në Malin e Zi: Komuniteti ynë përballet me probleme të mëdha, preferojnë të mos e deklarojnë etninë! Politika Abazoviç nuk ka lidhje me shqiptarët

29 Prill 2022, 17:47| Përditesimi: 29 Prill 2022, 18:57

  • Share

Për herë të parë Mali i Zi do të drejtohet nga një shqiptar, por si do të ndikojë kjo në përfaqësimin e komunitetit shqiptar? Në një intervistë për Report Tv, Kreu i Këshillit Kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika foli për problematikat me të cilat përballet komuniteti ynë atje.

Në ‘Studio Live’ me Arbër Hitaj, Nika thotë se shqiptarët përballen me probleme nga sfera të ndryshme, por problemi më i madh mbetet në fushën e arsimit. Ndonëse ata mësojnë në gjuhën shqipe, Nika shpjegon se në ciklin universitar ka vetë një degë e cila është mësuesia për ciklin e ulët. Ai shprehet se mësohet shumë pak për identitetin kombëtar të shqiptarëve, pasi edhe në lëndën e historisë mësohet përciptazi.

Një tjetër problematikë sipas Nikës edhe emigrimi, pasi numri i shqiptarëve në Mal të Zi është në ulje, prandaj duhet të punohet për t’iu ofruar shërbime dhe cilësi jetese më të lartë. Zonat autoktone me shqiptarë, Nika thotë se janë të pasura me resurse natyrore, por ato kanë mbetur në harresë, pasi nuk ka asnjë investim në infrastrukturë. Shqiptarët përballen me vështirësi edhe në përfaqsimin e tyre në institucione, ndonëse është një e drejtë që iu garantohet me Kushtetutë. Të gjendur përballë këtyre problematikave, Nika thotë se shqiptarët po braktisin gjuhën shqipe e shpesh nuk deklarohen më as si shqiptarë.  

“Janë në sfera të ndryshme, arsimi në gjuhën shqipe në Mal të Zi, e kemi nga sistemi parashkollor deri në universitet, ku në nivelin universitar ekziston vetëm një program mësimor, mësuesi në ciklin e ulët. Tekstet janë pothuajse të gjitha përkthime, kemi tekst të veçantë kur është fjala për lëndët që kanë të bëjnë me identitetin kombëtar të shqiptarëve, për historinë e shqiptarëve mësohet shumë pak ose përciptazi. Zonat autoktone janë më të pasurat me resurse natyrore, por më pak të zhvilluara sa i përket investimeve infrastrukturore. Përfaqësimi në institucione, ç’ka nuk është aq afër numrit të përqindjes së shqiptarëve të malit të zi, e drejta që iu garantohet në kushtetutë. Kjo është ajo çfarë kërkojmë, e gjithë kjo reflekton edhe në ruajtjen e identitetit kombëtar e shqiptarëve në Mal të Zi se kemi shqetësim se një pjesë e madhe e popullatës në mal të zi po çkombëtarizohen, po braktisin gjuhën shqipe dhe nuk deklarohen më të tillë”, tha Nika për Report Tv.

Nika thotë se politika e Abazoviç nuk lidhet me mbështetjen për shqiptarët, por shpreson që Dritan Abazoviç të bëjë më shumë për komunitetin shqiptar. Ai thotë se Abazoviç ka shumë punë për të bërë në mënyrë që të gjithë qytetarët të ndihen të barabartë.

“Presim që zgjedhja e tij të ketë ndikim dhe të favorizojë pozitën aktuale të shqiptarëve, por edhe të malit të zi në përgjithësi. Ne kemi çështjet e shqiptarëve në Mal të Zi që besoj se do gjemë mirëkuptim dhe do të avancohen, sidomos me aspektin e ruajtjes së trashëgimisë kulturore të shqiptarëve në mal të zi, sa i përket përfaqësim të tyre në institucionet publike dhe investimet në zonat e banuara me shqiptarë. Ende mali i zi dhe vendet e tjera në Ballkan janë larg implementimit të të drejtave dhe lirive të barabarta për të gjitha komunitete. Mbetet shumë punë për të bërë nga Abazoviç në mënyrën që sipas bindjeve të tij politike duhet t’i sheshojë dhe të gjithë qytetarët të dihen plotësisht të barabartë”, tha Nika.

Dritan Abazoviç u zgjodh dje kryeministër i Malit të Zi me 45 vota pro, ndërsa kundër votuan vetëm deputetët socialdemokrat. Nga gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor, tre drejtohen nga shqiptarë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mala: 30/04/2022 13:11

    Abazoviq na kujton sedrazemat e Perandorise Turke,zgjidheshin shqiptare por, nuk ishin interes i shqiptareve.Edhe ky eshte kryeminister i Malit te Zi,por jo interes i shqiptareve ne Mal te Zi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?