Kreu i Këshillit të Agrobiznesit: Çmimi i miellit në ulje për shkak të konkurrencës! Vaji i ullirit ka mbetur stok si pasojë e prodhimit të lartë

25 Dhjetor 2022, 17:16| Përditesimi: 25 Dhjetor 2022, 22:28

  • Share

Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur me rreth 10.6  milionë lekë 4 grosistët e miellit pas një hetimi një vjeçar, ku në treg çmimi i bukës pësoi një rritje të ndejshme pasi një monitorimi të tregut për periudhën shtator 2021 - gusht 2022. Kreu i Këshillit të Agrobiznesit, Agim Rrapaj tha në një intervistë për Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, se rasti konkret nuk është realiteti i sotëm por i të kaluarës, dhe se rritja e çmimit të miellit nuk është bërë nga grosistët, ndërsa shtoi se ky fenomen me abuzimin e çmimeve nuk ekziston më tashmë pas ngritjes së grupit të monitorimit të çmimeve. Duke u ndalur tek çmimi i miellit, Rrapaj tha se sot vihet re një fenomen se çmimet e miellit janë më të ulëta se para pandemisë.

‘Nuk është realiteti i sotëm është realiteti it ë kaluarës. Kompanitë që merren me miellin nuk e pranojnë kanë bërë kundërshtimet e veta dhe besoj çështja do kalojë në gjykatë. Ky fenomen besoj se nuk ekziston më tashme dhe me ngritjen e grupit të monitorimit të çmimeve prej një viti e gjysmë. Këtu nuk bëhet fjalë për periudhën e tanishme, themi që është një situatë që nuk i preket realitetit sot. Rritja e çmimit të bukës nuk është bërë për arsye të marrëveshjes, nga vlerësimi që është bërë sot nuk është ky fenomen në rend të ditës.  Natyrisht ai për këtyre qëllim është krijuar si Autoritet të kontrollojë të gjithë veprimtarinë e subjekteve që operojnë në treg. Për rastin konkret është një vendim i marrë me shumë vonesë. Nuk besoj se do të ketë efekt sot, pasi realiteti ka ndryshuar totalisht. Sot vëmë re një fenomen se çmimet e miellit janë më të ulëta se para pandemisë. Po të shohësh në dinamikën e vet kanë ardhur duke u ulur dhe kjo falë konkurrencës që është në treg, është ulur numri i konsumatorëve dhe kjo ka rritur konkurrencën midis subjekteve në treg dhe kjo pa ka bërë që çmimet të vijnë duke u ulur.’- tha Rrapaj.

Sa i takon çmimit të vajit të ullirit, Rrapaj tha se prodhimi ka qenë i lartë dhe për pasojë edhe çmimi ka qenë i ulët.  

‘Është një situatë shqetësuese në gjithë vendin. Kjo nuk është vetëm për vajin, por edhe perimet frutat dhe qumështit dhe produktet të tjera që fermerët prodhojnë. Nga përfundimet që kemi arritur rezulton se në Shqipëri kemi 3 grupime fermerësh që janë të lidhur me tregun. Kemi një grupim fermerësh që prodhojnë produktet për vete që nuk shkojnë në treg. Kemi një grupim tjetër të fermerëve që prodhojnë për vetë dhe teprica që u mbetet për treg. Ky grupim i parë dhe i dytë zënë 80% të fermerëve të regjistruar në Shqipëri.  Dhe është 20% është një grupim tjetër që prodhon më shumë për tregun dhe eksportin. Grupimi i parë dhe i dytë ka gjithmonë probleme, pasi janë të pacertefikuar dhe nuk gjejnë treg të lirë. Grupi i tretë nuk i ka këto probleme. Shkaku i parë është mungesa e kooperimit dhe infromaliteti i lartë që eksiton. Më këto dy grupime produkteve e tyre kanë një kosto shumë të lartë. Kjo bën që ky produkt inromal të mos ketë atë hapësirë në treg që kanë produktet e tjera. Grupimi i tretë është në vështirësi nga paketa fiskale. Për fermerët rimbursimi i TVSH është 0 kurse për grumbulluesin është 20%. Jemi në disfavor të produktit shqiptar dhe është një negativet shumë i madh i kësaj politike fiskale. Sivjet kemi një prodhim të lartë të vajit të ullirit. Më parë kemi pasur dhe pandeminë dhe COVID që kanë bërë që një pjesë e mirë e konsumit të ulët. Disa zgjidhje duhen gjetur. Një nga zgjidhjet të rritet cilësia e vajit.’- u shpreh Rrapaj.

Report Tv ka trajtuar edhe më parë problematikat e fermerëve në disa qytete të vendit, të cilët janë ankuar për shkak të uljes së çmimit të vajit të ullirit. Fermerët kërkojnë nga qeveria të stimulojë hapjen e pikave të grumbullimit dhe ambalazhimit të vajit të ullirit. Shumë prej tyre kanë ende pa shitur vajin e vitit të kaluar, ndërsa me prodhimin e vajit të ri, nuk kanë as vende për ta magazinuar.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?