Kronikë

Gent Ibrahimi: Tetori e gjen Shqipërinë me SPAK dhe Prokuror të Përgjithshëm

17 Shtator 2019, 10:13| Përditesimi: 17 Shtator 2019, 11:18

  • Share

TIRANË- Kryetari i KLP, Gent Ibrabimi pret në takim Christian Lange, Sekretar Shteti në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, deputet në Bundestag i cili deklaroi se lufta kundër korrupsionit është kushti kryesor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

"Lufta kundër korrupsionit është kushti dhe prioriteti kryesor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE", u shpreh Lange.

Takimi u fokusua në zbatimi i reformës në drejtësi dhe ngritjen e institucioneve te reja, SPAK dhe BKH.

Ibrahimi deklaroi se në 9 muaj KLP ka menaxhuar mjaft proces sfiduese si ngritja e SPAK dhe zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm. Ai tha se tetori do ta gjejë vendin me SPAK dhe Prokuror të Përgjithshëm.

"Në javët në vijim, KLP duhet të marr një vendim për sa i përket numrin e prokurorëve me të cilët mund të ngrihet SPAK. Besoj se tetori do të gjej vendin me SPAK dhe Prokuror të Përgjithshëm", tha Ibrahimi.

I pranishëm në takim ishte edhe ambasadori gjerman Peter Zingraf.

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?