kreu i SPAk Altin Dumani dhe kreu i KLSH Arben Shehu

Kreu i KLSH takohet me Altin Dumanin: Të qëndrojmë të bashkuar për të luftuar korrupsionin

18 Janar 2023, 18:34| Përditesimi: 18 Janar 2023, 18:39

  • Share

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu zhvilloi këtë të mërkurë një takim pune në ambientet e SPAK me drejtuesin e këtij institucioni. Ai uroi Altin Dumanin për emërimin e ri në detyrën si drejtues i Prokurorisë së Posaçme.

Gjatë këtij takimi, të dy drejtuesit shprehën vullnetin për pasur marrëdhënie të ndërsjellta institucionale me qëllim identifikimin dhe gjetjen e rasteve të korrupsionit, me qëllim parandalimin në kohë.

Po ashtu mësohet se u diskutua mbi ndërveprimin institucional edhe gjatë procesit të auditimit nëpërmjet shkëmbimit të informacioneve apo praktikave të konsideruara në shkelje të ligjit.

F.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Biri: 18/01/2023 23:53

    asnje media ose njeri nuk e perflet KLSH vetem ylli ndroqi kur Arben Shehu nuk degjoi porosite e Metes. Po ai as media seshte. Fusni ne bashkepunim ildkpki avokatin e popullit etj se institucionet duhet te mbeshteten tek njera tjetra ne kshu rastesh

    Përgjigju
  • Lenci: 18/01/2023 22:38

    Vetem SPAK dhe KLSH po punojne keto kohe. Jane te vetmit qe u ndihet zeri. Te gjithe te tjeret i ka zaptuar politika. Rama sja arriti te vendos ke donte ne krye te SPAK dhe KLSH e ka treguar qe svaret nga askush sepse ka nxjerre probleme. Keshtu duhet te jene te gjitha i stitucionet e tjera

    Përgjigju
  • Taku: 18/01/2023 22:28

    Po shume mire. Te rriten keto lloje bashkepunimesh mes institucioneve. Te dy drejtuesit Jane te zote ne punen e tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?