Kronikë

Kreu i KLSH-së në Report Tv, mesazh për qeverinë ‘Rama 3’, Shehu: Ministrat, kujdes me tenderët dhe paranë publike! 88 auditime drejt përfundimit

2 Shtator 2021, 17:10| Përditesimi: 2 Shtator 2021, 22:02

  • Share

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu në intervistën e tij të parë që nga zgjedhja në këtë post, nëpërmjet mikrofonit të Report Tv i bën apel ministrave të rinj, të kenë kujdes me fondet publike dhe të mos abuzojnë me besimin e dhënë nga qytetarët.

‘Një ministër është një qytetar shqiptar të cilit i është dhënë në besim i madh nga populli shqiptar duhet te respektojë me rregullsinë më të madhe dhe kujdesin më të madh ligjin dhe vetëm ligjin. Ne do të jemi të kujdesshëm do të ndjekim me kujdesin maksimal punën e të gjitha institucioneve që janë objekt i punës tonë audituese dhe kontestimet do të jenë të pangeociueshme. Në rast se do të kemi shkelej të ligjit, për më tepër të ligjit penal ato do të jenë objekt i punës sonë në bashkëpunim me organin e prokurorisë.’- tha Shehu.

I pyetur se sa është numri i zyrtarëve që janë dërguar në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve, Shehu tha se që prej janarit të 2021, nëpërmjet kallëzimeve penale drejtuar organit të prokurorisë numri i zyrtarëve të pasqyruar në këto kallëzime është 17 zyrtar dhe se 88 auditime janë drejt përfundimit.

‘Që prej janarit të 2021, nëpërmjet kallëzimeve penale drejtuar organit të prokurorisë numri i zyrtarëve të pasqyruar në këto kallëzime është 17 zyrtar, duhet të theksoj se jemi të proces përgatitje të auditimeve në proces janë rreth 88 auditime jemi në fazën e studimit dhe të situatave të cilat mendoj se duhet të trajtohen në të njëjtën formë pra si në raste të mëparshme të kallëzimeve penale në organet e prokurorisë. Në vazhdimësi do t’ju njoftojmë për të gjitha veprimet që janë pasqyrim i konstatimeve tona.’- deklaroi Shehu.

Shehu tha se janë fokusuar në mënyrë të veçante te prokurorimet publike për shkak dhe të numrit më të lartë të problematikave të konstatuara.

‘Patjetër që ka, ne jemi të fokusuar në mënyrë të veçantë tek prokurorimet publike për shkak dhe të numrit më të lartë të problematikave të konstatuara të prokurorimeve publike ky do jetë dhe fokusi i komunikimit tonë në vazhdimësi, pasqyrimin e atyre konstatimeve të shkeljes së ligjit në prokurorimet publike, pra në mënyrë të veçantë në prokurorimet publike.’- u shpreh Shehu.

ReportTv mëson se brenda muajit shtator pritet të përfundojnë në SPAK disa zyrtarë publik të cilët kanë abuzuar me fondet publike për të cilat Kontrolli i Lartë i Shtetit në auditimet e tij i ka gjetur me shkelje dhe përgjegjësi penale. Shehu sakaq u bën apel qytetarëve dhe institucionet të denoncojnë të gjitha rastet që konstatohen shkelje nga punonjës të institucionit të KLSH

‘Dua t'u bëj thirrje institucioneve, qytetarëve, që kanë konstatuar apo dyshojnë se punonjës të institucionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, janë të përfshirë, apo tentojnë të shkelin ligjin ti adresojnë në institucionin tonë dhe në do të bëjmë veprimet maksimale për ti vërtetuar, për t’i provuar dhe për t’i drejtuar në organin e prokurorisë.’- tha Shehu.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • andi: 02/09/2021 20:21

    ore ka nje ankese per nje institucion ATK e Ministrise se Anila Denajt apo ska gje ne syrtar e mbani?

    Përgjigju
  • Latif: 02/09/2021 15:26

    Te shohim o njesh cdo besh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?