Kreu i KLSH-së thirrje qytetarëve: Denonconi abuzimet e administratës, garanci për anonimatin

27 Gusht 2020, 12:10| Përditesimi: 27 Gusht 2020, 12:11

  • Share

Pas marveshjes me SPAK për hetimin e korrupsionit në administratën shtetërore, kreu i ri i kontrollit të lartë të shtetit, Arben Shehu, ju drejtohet me një ftesë qytetarëve.

Sipas njoftimit të KLSH, z.Shehu kërkon nga publiku të denoncojnë pranë institucionit të tij çdo rast abuzimi.

"Duke marrë shkas nga rastet e shumta që në mënyrë informale denoncohen nga qytetarët për abuzimin në administratë, KLSh lutet që këto ankesa  të adresohen pranë tij. Rastet e abuzimit në administratë, ose nga vetë punonjësit e KLSh-së, qytetarët janë të lutur t'i bëjnë prezent pranë këtij institucioni. KLSh garanton ruajtjen e anonimatit dhe ndjekjen e çështjes deri në zgjidhjen e saj,"- thuhet në ftesën e Shehut.

Arben Shehu erdhi në krye të KLSH-s si propozim i presidentit Ilir Meta duke zëvëndësuar ish kryetarin Bujar Leskaj.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • plugu: 28/08/2020 09:06

    Punonjesit e KLSH jane te paret per burg, kapin shkelje, marrin rryshfet dhe nuk i raportojne.Rryshfetin e ndajne siper meritave me drejtuesit. Tani del ky dhe thote raportoni juve qe te bejme ne lek.

    Përgjigju
  • ÇIMI: 27/08/2020 13:15

    Duke qene zari i Iqim Ganaj te ILDKP, keto jane thjesht pallavra per ti hedhur hi publikut. Asgje nuk do besh ndryshe nga paraardhesit...

    Përgjigju
  • Ana: 27/08/2020 12:45

    Pse nuk e dini cfare administrade kemi, cdo gja e kerkoni nga qytetaret.kush ka besim tek ju a ju ka vene Hajduti i shqiperise Ilir Meta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?