Kreu i Konfindustrisë: Veç cilësisë së keqe, qytetarët po vidhen te karburantet

3 Tetor 2023, 11:25| Përditesimi: 3 Tetor 2023, 12:29

  • Share

1696328972_1696323706foto.jpg

Gjergj Buxhuku, administratori i Konfindustrisë, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama teksa po diskutoheshin sugjerimet për përmirësimin e klimës së biznesit, ngriti disa shqetësime.

Mes të tjerash, Buxhuku tha se, Konfindustria ka vërejtur vjedhje të produkteve të hidrokarbureve, naftë, benzinë dhe gaz nga pikat e karburantit. Ai tha se qytetarët veçse marrin hidrokarbure të cilësisë së keqe, paguajnë më shumë sesa marrin.

“Unë kam disa shqetësime. Kemi një problematikë të madhe për ndërtimin e paneleve diellore nga industritë. Është kufizim i madh me VKM-në për 0.5 megavat. Unë mendoj se është procedurë penguese, u ngrit para një viti. Mendoj që një pengesë e tillë mund të tejkalohet. Është një bllokim nga mendtë, jo nga  mundësitë. Shqetësimi i dytë edhe nga pikëpamja etike duhet luftuar, është problemi metrologjinë e karburanteve. Kemi pasur shqetësime nga bizneset. Kemi vjedhje të mëdha në shitje me pakicë. Në produktet naftë dhe benzinë, ka vjedhje. Veç cilësisë së keqe të karburanteve, qytetarët paguajnë më shumë sesa deklarohet. Shqetësues është fakti që kjo ka ardhur pas kalimit me koncesion të shërbimit. Nuk jemi në fazën t’i kthehemi problematikës së vjedhjes me kandar. Duhet të ketë barazi dhe konkurrencë.”-tha Buxhuku.


Lajmi kryesor:

Ndërtuesit kërkojnë rishikimin e çmimeve të referencës! Rama u mbyll gojën: I shisni me 2 mijë euro e i deklaroni me 850?! Nuk mund të gënjeni shtetin pa mbarim, STOP


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?