TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, u ka bërë thirrje partive të dorëzojnë brenda afateve dhe jo në momentin e fundit emrat e kandidatëve për deputet, siç ndodhi me koalicionet, ku ai i opozitës u dorëzua në 11:40 të 24 shkurtit.
Celibashi shtoi se duhet të vlerësojnë situatën e pandemisë dhe t’i japin një mundësi administratës së KQZ-së që të përpunojnë/administrojnë dokumentacionin në përputhje me protokollet e shëndetësisë.
"Ju bëj thirrje subjekteve zgjedhore të dorëzojnë bren sda afateve & jo në momentin e fundit dokumentacionin e kandidimit. Të vlerësojnë situatën e pandemisë & tí japin mundësi administratës së KQZ të përpunojë/administrojë dokumentacionin në përputhje me protokollethëndetësore.", shkruan Celibashi në postim.
Kjo thirrje vjen kur ka mbetur pak javë nga zgjedhjet e 25 prilllit. Vetëm pak ditë më parë, 24 shkurt përfundoi dhe afati i regjistrimit të koalicioneve të partive politike. Pjesë e koalicionit opozitar do të jetë PR-ja me Fatmir Mediun, PAA-ja e Agron Dukës, PDIU me Shpëtim Idrizi, PDK-ja me Nard Dokën, në total 12 parti.
Ndërkohë koalicioni tjetër qeveritar është ai Kujtim Gjuzi, Zef Shtjefni, Selami Jenishehri dhe Kostaq Papa të cilët do të garojnë si koalicion me titullin: “Aleanca Ora Kombëtare – Emigracioni – Bashkimi Popullor dhe Konservatorët”.
Ndërsa për sa i përket LSI-së do të dal e vetme në zgjedhje për të krijuar një koalicion pas zgjedhor me PD-në. PS-ja do të jetë e vetme dhe ka theksuar se i vetmi 'koalicion do të jetë ai me popullin'.
Pas thirrjes së kreut të KQZ-së Iliran Celibashi drejtuar partive politike për dorëzimin e listave të kandidatëve brenda afatit, ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta duke thënë se mbështet këtë thirrje.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ai shkruan se sa më shumë parti, sa më shumë zgjedhje të ndryshme për qytetarët, sa më shumë kandidatë me integritet të lartë moral e qytetar dhe të pa kapur nga dekriminalizimi, do të thotë më shumë mundësi për një pjesëmarrje historike në referendumin e 25 prillit për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.