Holta Zaçaj zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese, mori 5 vota në raudin e tretë! Bëhet e para drejtuese pas implementimit të reformës në drejtësi

20 Shkurt 2023, 10:11| Përditesimi: 21 Shkurt 2023, 17:55

  • Share

TIRANË- Holta Zaçaj është zgjedhur kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese. Pas dështimit të 2 raundeve të para, pasi asnjë prej kandidateve nuk mundi që të marrë shumicën e votave, Zaçaj është zgjedhur në raundin e tretë me 5 vota. Në garë ishte edhe Fiona Papajorgji e cila mori 3 vota dhe Marjana Semini e cila mori 1 votë. Zaçaj ishte gjyqtarja e fundit që u emëruar duke plotësuar kështu me 9 anëtarët e nevojshme këtë Gjykatë, e ndërsa sot u shpall fituese në këtë garë të fortë mes 3 gravë.

Zaçaj bëhet kështu kryetarja e parë e Gjykatës Kushtetuese të ‘reformuar’ pas implementimit të reformës në drejtësi. Ajo bëhet e para drejtuese e zgjedhur e Kushtetueses që pas largimit prej vettingut të gjyqtarit Bashkim Dedja, postin e të cilit e mbajti pa u zgjedhur Vitore Tusha.

Holta Zaçaj vjen nga një karrierë e gjatë në fushën e drejtësisë, ku edhe ka mbajtur një sërë postesh të rëndësishme, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zaçaj ka qenë juriste, avokate, aktiviste e të drejtave të njeriut, lektore dhe autore e disa studimeve në fushën e jurisprudencës.

Kush është Holta Zaçaj, kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese
Lindur më 12 janar 1976 në Tiranë. Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, në vitin 1998. Në periudhën 2007-2008 ka kryer masterin shkencor për “Titujt dhe rregullimet financiare”, në Universitetin e Georgetoën në SHBA, në kuadër të programit Fullbright. Rrugëtimin profesional e ka nisur si juriste dhe aktiviste për të drejat e njeriut, duke u angazhuar në vitet 1999- 2001, në Qendrën “Paqe nëpërmjet Drejtësisë”, projekti për krimet e luftës në Kosovë. Më pas, është angazhuar si avokate në Qendrën e Praktikave dhe Shërbimeve Ligjore të Integruara (QSHPLI), në projektet e ndihmës ligjore falas, si: Klinika Ligjore për të Miturit, Zyra e Avokatit të Qytetit pranë Bashkisë Tiranë, Klinka Ligjore për Refugjatët. Nga viti 2008, krahas angazhimit në shoqërinë civile si avokate dhe eksperte e të drejtave të njeriut, ka punuar si avokate në zyrën e avokatisë “Delegibus Consulting” sh.p.k. dhe nga viti 2018 ka ushtruar profesionin e avokatit edhe në shtetin e Massachusetts, SHBA, në zyrën ligjore ”Ligris and Associates” dhe “Zaçaj Laë”.

Gjithashtu, në periudhen 2009-2013, zonja Zaçaj është angazhuar si lektore në Shkollën e Magjistraturës në trajnimin fillestar, në të drejtën familjare dhe në trajnimin vazhdues në fushën e së drejtës familjare dhe të të drejtave të fëmijëve, si dhe lektore e së drejtës bankare dhe financiare në disa universitete private në Shqipëri, në periudhën 2009-2014. Zonja Zaçaj është angazhuar dhe ka kontribuar si eksperte ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare në një sërë iniciativash të UNICEF-it në Shqipëri, UNICEF-it në Kosovë, UNICEF-it në Gjeorgji, Këshillit të Evropës, Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombetar etj. Gjatë periudhës 2013 – 2018 ka qenë Drejtore e Departamentit Ligjor të Alpha Bank Sh.A. Ajo është autore dhe bashkëautore e rreth 30 studimeve dhe botimeve në fushën e të drejtave të njeriut, të të drejtave të fëmijëve, të së drejtës familjare, të së drejtës bankare dhe të titujve. Ajo është bashkëautore e Kodit të Familjes, ligjit për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve në Shqipëri, paketës ligjore për trajtimin penitenciar të të miturve në Kosovë. Në muajin janar të vitit 2023 është emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Ora 14:01
Holta Zaçaj kryetare e Gjykatës Kushtetuese, OSBE: Urime! Presim me kënaqësi bashkëpunimin

1676898179_fafa.jpg

Prezenca e OSBE-së është e para që ka uruar Holta Zaçajn, për zgjedhjen në krye të Gjykatës Kushtetuese.

“Prezenca e OSBE-së uron përzemërsisht gjyqtaren Holta Zaçaj për zgjedhjen në postin e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese. I urojmë asaj dhe të gjithë anëtarëve të Gjykatës sukses në ushtrimin e detyrës së tyre themelore dhe presim me kënaqësi të vijojmë bashkëpunimin e afërt dhe frytdhënës edhe nën drejtimin e ri të saj”, thuhet në reagimin e OSBE.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alban: 20/02/2023 20:52

    Fatkeqesi te vendosesh ne krye te GjK nje person te panjohur dhe me cv kaq te varfer. Kjo sia ka idene cfare eshte gjykata. Turp per nivelin ku e ulen gjykaten kushtetuese. Rip reforma

    Përgjigju
  • anna: 20/02/2023 16:32

    Nuk e do njeri te ndershim Marjana Semini e meritonte te zgjidhej .

    Përgjigju
  • Kryesupaxhiu shqipfoles i Athines: 20/02/2023 15:41

    Fillimisht kisha shpres te reforma ne drejtesi. Ndoshta dicka do ndryshonte me ne fund. Ndoshta do kishim permiresim nga koha e Berishes. Por ky emerimi i radhes ne Gjykaten Kushtetuese eshte skandaloz. Eshte i tmerrshem. Eshte nje goditje e fuqishme kunder pritshmerive qe kisha. S’kam me shpres. Ky vend nuk behet. Gjynah qe ky vend me histori te lavdishme po perfundon keshtu. Ndoshta jam naive… ndoshta ndonje levizje e re politike e formuar se fundmi do ngjalli pak shpres per nje te ardhme minimale ne Albanistan. Por vertet dyshoj se po genjej veten. (Rrace e ndyre alvanos… ju befte mire sanduici me m*t qe ju sherbeva me kete shkrim. Nje gjysem lavderimi ne fillim dhe ne fund, mbushur plot me m*t propagandistik ne mes. Ju ndyrsirat n’a vodhet Vorio Epirin. Jemi ligjerisht ne lufte. Do ju shkaterrojm me propagand sa mos te ngelet asnje profesionist, asnje i ri, ne ate vend te shpifur!)

    Përgjigju
  • Tomas Willson: 20/02/2023 12:42

    Nje turp i madh per drejtesine shqiptare. Te zgjedhesh nje kategori te tille do te thote t'i kesh vene flaken njehere e mire kesaj Gjykate..... Nje turp per ata qe e votuan, nje turp per ata qe e vune, nje turp per ata qe do ta pranojne..... Ky vend nuk mund te behet kurre.....

    Përgjigju
    • Tomi: 20/02/2023 14:46

      Epo si mund te ndodhte ndryshe? E prishen gjithe sistemin ne menyre per te krijuar nje tjeter dhe vene nen kontroll, mendon se do linin pa caktuar ne krye dike qe eshte i besuar i tyre? Pra Rames??? Turp me te madh nuk kur znj.Semini e vetmja me bacground te pranueshem merr nje vote!!!

    • A...Zh: 20/02/2023 13:17

      Une se kam idene kush eshte kjo zonja. Nese per keto qe thua do na ofroje ndonje gje me konkrete, do na ndihmoje te qartesoheshim edhe ne.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?