kreu i Kuvendit serb, Ivica Daçiç dhe presidenti serb Aleksander Vuçiç

Kreu i kuvendit serb Daçiç SHBA-së dhe BE-së: Mos humbni kohë! Ne duam dialog por kjo nuk nënkupton se do të njohim Kosovën

26 Shkurt 2021, 11:59| Përditesimi: 26 Shkurt 2021, 12:05

  • Share

KOSOVË- Diskutimi lidhur me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon të jetë një temë e “nxehtë”.

Ditët e fundit në mediat serbe është bërë me dije se SHBA-ja dhe BE do t’i dërgojnë një letër presidentit serb Aleksander Vuçiç për njohjen e Kosovës nga Serbia.

Lidhur me këtë çështje ditën e sotme ka folur edhe kreu i Kuvendit serb, Ivica Daçiç ku tha se një letër e tillë do të ishte humbje kohe. Ai shtoi se Serbia është gati për dialogun me Kosovën por kjo nuk nënkupton njohjen.

“Është përmendur një letër jo zyrtare, për të imponuar njohjen e Kosovës. Ata nuk duhet të vijnë me një gjë të tillë tek Vuçiç, s’ka nevojë që askush të humb kohë me gjëra të tilla. Ne kemi thënë qindra herë se duam dialog dhe kompromis, por kjo nuk nënkupton që ta njohim Kosovën”, tha Daçiç.

Kreu i Kuvendit serb shtoi se Kosova nuk mund të anëtarësohet në asnjë organizatë ndërkombëtare, pasi edhe shumë vende të tjera anëtare të Kombeve të Bashkuara nuk e njohin si shtet.

Sipas tij Serbia është një partner konstruktiv, i besueshëm dhe përmbush detyrimet e saj, ndërkohë që Kosova ka treguar një mendjelehtësi dhe mungesë dëshire për të arritur një marrëveshje.

Negociatat e mbështetura nga BE-ja çuan në Marrëveshjen e Brukselit në vitin 2013 për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Në bazë të marrëveshjes ishte premtimi se asnjëra nga palët nuk do të pengonte tjetrën në procesin e anëtarësimit në BE.

Përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve vazhduan edhe më tej me shtysën e ndërkombëtarëve dhe më 4 shtator të vitit të 2020 nga 2 palët u firmos marrëveshja e Uashingtonit, e ndërmjetësuar nga SHBA-ja dhe ish-presidenti Donald Trump. Në thelb kjo marrëveshje kishte normalizimin e ekonomik, ndërkohë aktualisht dialogu Kosovë-Serbi është pezulluar për shkak edhe të zhvillimeve politike në Kosovë.

Përpjekjet për vazhdimin e dialogut mes dy shteteve është e vazhdueshme edhe nga ndërkombëtarët, megjithatë ende nuk është iniciuar zyrtarisht asnjë përpjekje nga palët.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 27/02/2021 02:16

    Z.Dacic,Kosova nuk eshte Palestine dhe ju nuk jeni Izrael! Kosova e ka fituar pavarsine dhe juve do t'ju duhet disa kohe,ndoshta 100 vjet a me shume, t'ju mbushet rradakja ballkanike,e t'ju ndryshoje mendesia turko-sllave, qe nuk jeni me ne kohen e Stefan Dushanit e mbreterise se tij. Por kthim mbrapa nuk ka me dhe ju heret a vone,me hir a me pahir, keni per t'a njohur pavaresine e saj!

    Përgjigju
  • Menjëherë!: 26/02/2021 19:49

    Gjuha Shqipe duhet të merret në Ruajtje nga UNESCO!

    Përgjigju
  • Enveri: 26/02/2021 17:35

    Kush ka dy pare mend,e di!..duhet forcuar shteti e Ushtria Shqiptare...!Mbrojtja e AtDheut Detyrë mbi Detyrat!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?