Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus

Bota

Kreu i OBSH merr dozën e parë të vaksinës anti-COVID dhe jep mesazhin: Thelbësore t’i dërgoni në të gjitha vendet, shpëtojnë jetë

13 Maj 2021, 11:53| Përditesimi: 13 Maj 2021, 11:54

  • Share

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter, Tedros publikoi një foto nga momenti i vaksinimit, duke shkruar se sot ishte radha e tij për të marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19.

Ai theksoi se është vaksina po shpëton jetë dhe se është shumë e rëndësishme që ato të shpërndahen në të gjithë botën, edhe në vende që ende nuk ka mbërritur asnjë dozë.

Përmes postimit ai i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë mundësi për të bërë vaksinën të mos hezitojnë.

Kjo nuk është hera e parë që kreu i OBSH-së ka ngritur alarmin lidhur me shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19.

Ai shpesh i ka kërkuar vendeve më të pasura të dhurojnë vaksinat e tyre për vendet me të ardhura më të ulëta në mënyrë që të arrihet imunizimi i tufës.

Sipas tij kjo është e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund pandemisë së COVID-19.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirona: 13/05/2021 14:28

    Ça vaksine ka bo ky bythq!r e lapanjos. Kto plena bon lomsh miletin. Shifni i her mos ka nai vitamin nê ven vaksines ky me qê e mbaka sekret

    Përgjigju
  • Pacienti: 13/05/2021 13:08

    Çfar vaksine ka marre ky zoteria???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?