Kreu i OBSH optimist: Pandemia e koronavirusit do të mposhtet brenda vitit 2022

31 Dhjetor 2021, 21:00| Përditesimi: 1 Janar 2022, 20:18

  • Share

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) thotë se është optimist se pandemia e koronavirusit do të mposhtet në vitin 2022, me kusht që vendet të punojnë së bashku për të frenuar përhapjen e tij.

Deklarata e Dr Tedros Adhanom Ghebreyesu vjen dy vite që kur OBSH u njoftua për herë të parë për rastet e një lloji të panjohur të pneumonisë në Kinë.

Rastet globale me Covid tani arrijnë në 287 milion, ndërsa gati 5.5 milion njerëz kanë vdekur.

Në mbarë botën njerëzit po presin vitin e ri, por festimet janë të heshtura, dhe shumë vende i kanë anuluar për shkak të masave anti-COVID.

Koronavirusi mbetet pjesë e jetës së përditshme: një sëmundje që ka mbyllur kufijtë, ka ndarë familjet dhe në disa vende e ka bërë të pamendueshme daljen nga shtëpia pa mbajtur maskë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?