Oliver Varhelyi dhe Boyko Borissov

Kreu i opozitës bullgare: Votojmë pro heqjes së vetos! 'OK' negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut! Reagon Varhelyi: Vendim historik

22 Qershor 2022, 11:42| Përditesimi: 22 Qershor 2022, 17:36

  • Share

Ish-kryeministri bullgar, njëkohësisht dhe kreu i opozitës, Boyko Borisov i ka kërkuar kryeministrit Krill Petkov që të sjellë propozimin për t’i hapur rrugën hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai është shprehur se 59 deputetët e tij do të votojnë pro.

“I kam kërkuar deputetëve të GERB-it, nëse më besojnë, ta mbështesin propozimin, nëse Petkovi trembet, do të jenë 59 deputetë për t’i dhënë dritën jeshile Maqedonisë dhe Shqipërisë. Siç premtova, të shtunën lexuam tekstet për kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut. Unë besoj në Macron dhe KE, deri më tani gjithçka e mirë që ka ndodhur është falë BE-së”, shtoi Borisov.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Komisionerit për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi.

 “Falënderojmë liderin e opozitës Borisov për marrjen e një vendimi historik për Evropën dhe për pranimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut bazuar në propozimin francez që lejon vazhdimin me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut. Ne presim që qeveria t’i bëjë propozimet e nevojshme Parlamentit sot në mënyrë që Evropa të mund të ecë përpara”, ka shkruar Varhelyi.

Kujtojmë se Komisioni i Politikës së Jashtme i Parlamentit të Bullgaris sot do të shqyrtojë propozimin francez për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Maqedoninë e Veriut. Në bazë të vlerësimeve do të njoftohet nëse Sofja do ta heqë veton e saj ose jo, gjë e cila ka bllokuar dhe procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Të martën më 21 qershor, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, paralajmëroi lajme pozitive për negociatat.

Në samitin e Bashkimit Evropian, që zhvillohet të enjten dhe të premten në Bruksel, do t’u ndahet statusi i kandidatit dy vendeve, Ukrainës dhe Moldavisë, ndërsa do të përsëritet përkushtimi i BE-së për perspektivën e anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Një raport i parë i vlerësimit të progresit për përmbushjen e kushteve pritet si pjesë e paketës së rregullt të zgjerimit të Komisionit deri në fund të këtij viti. Liderët e BE-së në Bruksel pritet të nënshkruajnë rekomandimin e javës së kaluar nga Komisioni Evropian për t’i dhënë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e kandidatit për në BE.

Sipas projekt-konkluzioneve, synohet të ofrohet një platformë për koordinimin politik për vendet evropiane në të gjithë kontinentin. Nisma mund të ketë të bëjë me Ballkanin Perëndimor, vendet e asociuara të Partneritetit tonë Lindor, vendet e EFTA-s dhe të gjitha vendet e tjera evropiane me të cilat Bashkimi ka marrëdhënie të ngushta.

“Bashkimi Evropian shpreh mbështetjen e plotë dhe të padyshimtë për perspektivën e anëtarësimit në BE për Ballkanin Perëndimor dhe bën ftesë për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit”, thuhet në draftin e dokumentit që do të prezantohet në samit.

Ora 11:21
Samiti, BE angazhohet edhe një herë për perspektivën evropiane të rajonit! Propozimi i Macron për vendet e Ballkanit Perëndimor

1655889750_8c8e00000aff02429c2708d9d1e4811cw1597nr1sts.jpg

Në samitin e Bashkimit Evropian, që zhvillohet të enjten dhe të premten në Bruksel, do të vendoset nëse do i jepet statusi i kandidatit dy vendeve, Ukrainës dhe Moldavisë, ndërsa do të përsëritet përkushtimi i BE-së për perspektivën e anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka propozuar që të krijohet një “Komunitet Politik Evropian”, propozim ky që pritet të shqyrtohet nga liderët e Bashkimit Evropian në Samitin për Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet ditën e nesërme.

Sipas projekt-konkluzioneve, synohet të ofrohet një platformë për koordinimin politik për vendet evropiane në të gjithë kontinentin. Nisma mund të ketë të bëjë me Ballkanin Perëndimor, vendet e asociuara të Partneritetit tonë Lindor, vendet e EFTA-s dhe të gjitha vendet e tjera evropiane me të cilat Bashkimi ka marrëdhënie të ngushta.

“Bashkimi Evropian shpreh mbështetjen e plotë dhe të padyshimtë për perspektivën e anëtarësimit në BE për Ballkanin Perëndimor dhe bën ftesë për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit”, thuhet në draftin e dokumentit që do të prezantohet në samit.

Nga ky takim do t’i bëhet ftesë Komisionit Evropian, përfaqësuesit të Lartë dhe Këshillit që “të avancojnë më tej integrimin gradual mes Bashkimit Evropian dhe rajonit gjatë procesit të zgjerimit në mënyrën reversibile dhe bazuar në merita”.

Ora 11:20
Vendimi për Ukrainën dhe Moldavinë, liderët e BE-së pritet t'i japin statusin e vendit kandidat

1655889826_f811ca43d0344dc59c07f57d3741b9401800x450.jpg

Liderët e BE-së në Bruksel pritet të nënshkruajnë rekomandimin e javës së kaluar nga Komisioni Evropian që t'i japin Ukrainës dhe Moldavisë satusin e kandidatit për në BE.

 “Këshilli Evropian ka vendosur t’i japë statusin e vendit kandidat Ukrainës dhe Republikës së Moldavisë,” pritet të deklarojnë liderët e BE-së kur të takohen për samitin e tyre të BE të enjten (23 qershor), shkruan Euroactiv.

Ora 11:14
Osmani merr pjesë në samit: S’kam pritshmëri për vizat

1655889341_vjosaosmani1800x450.jpg

Presidentja Vjosa Osmani do të marrë pjesë në Samitin e BE-së me liderët e Ballkanit Perëndimor, por ka deklaruar se nuk ka pritshmëri për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Unë shkoj gjithmonë atje (BE) me shpresë, por pa shumë pritshmëri. Le të shpresojmë se nuk do të jetë një tjetër zhgënjim”, tha presidentja për median holandeze

Ky takim përkon me seancën e planifikuar të Këshillit Evropian në datat 23 dhe 24 qershor, pasi anëtarët e Komisionit Evropian ranë dakord të propozojnë që Ukrainës t’i jepet statusi i kandidatit për në BE. Po ashtu, është ngritur edhe çështja e liberalizimit të vizave të Kosovës, pasi prej 4 vitesh është konfirmuar për të dytën herë se ka plotësuar të gjitha kriteret.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?