Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj takon Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Thomas Greminger

Kronikë

Kreu i OSBE vlerëson Xhafajn: Rezultate pozitive me Vettingun dhe luftën kundër krimit 

29 Maj 2018, 18:42| Përditesimi: 29 Maj 2018, 19:11

  • Share

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, priti sot pasdite Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Thomas Greminger. Ministri Xhafaj e falënderoi për kontributin dhe rolin e rëndësishëm të OSBE-së dhe veçanërisht rolin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, për mbështetjen e dhënë në reformën në drejtësi dhe në hartimin e Dokumentit të Politikave Prioritare në Fushën e Rendit dhe Sigurisë.

Ministri Xhafaj bëri një përmbledhje të prioriteteve dhe rezultateve konkrete të Ministrisë së Brendshme në luftën kundër krimit të organizuar, Vetting-ut në Policinë e Shtetit, operacionin “Forca e Ligjit”, si dhe arritjet në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Gjithashtu ai, vlerësoi kontributin në luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore, migracionit të paligjshëm dhe azil kërkimit. Gjithashtu ministri Xhafaj vlerësoi rolin aktiv të Prezencës së OSBE-së në fushën e Policimit në Komunitet.

“Jam i impresionuar nga përpjekjet dhe rezultatet e arritura deri tani, në fushën e Vetting-ut dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe qëndrojmë plotësisht të gatshëm për mbështetje të mëtejshme”, u shpreh ai.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?