Që nga vitit 2017 janë ndërprerë investimet në sektorin e energjisë, për të përballuar importin e energjisë elektrike. Kështu bëri më dije drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), Ardian Çela, ndërsa tha se për konsumatorët çmimi i energjisë subvencionohet nga shtetit. Çela shtoi se kompania ka ritëm të kënaqshëm për sa i përket arkëtimeve.
'Në shtator e deri në dhjetor, pati rritje eksponenciale të blerjes së energjisë elektrike, pasi Shqipëria e importon. Kjo impaktoi për ndërprerjen e investimeve për të 4 vit radhazi. Në 2017 është ndërprerë që të ndërpresë investimet për të përballuar importin e energjisë. Kjo kosto nuk është transmetuar tek konsumatori. Tarifa 9.5 lekë që paguajnë familjarët është tarifës e subvencionaur. Edhe tek biznesi i vogël është tarifë e subvencionuar. Jemi në nivelin e 24% të humbjeve. Targeti është se në do të jemi nën nivelin e 19%. Vetëm niveli i humbjeve teknike, llogaritet, në nivelin e 15%. Për 1% humbje teknike duhet të investojmë 50 mln euro. Kompania vazhdon të ketë ritëm të kënaqshëm për sa i përket arkëtimeve. Në fillim të vitit, muajt e parë ka pasur pak probleme por tani jemi duke rikuperuar. Sa i përket kontrolleve, ne kemi bërë një rifreskim dhe kemi proceduar disa herë shkelësit e ligjit. Kemi konstatuar edhe raste të përdorimit të energjisë elektrike për bimë narkotike dhe kriptomonedhat. Ne kemi disa projekte për investime në të gjithë zonën bregdetare. Do të jemi më të mbledhur por s’do të lëmë pas dore asnjë investim' - tha Çela.
Lajmi kryesor:
KESH: Kemi rritur importin për të furnizuar konsumatorët, çmimi i energjisë në treg shkoi deri në 550 euro Mwh! OSHEE: 24 % humbjet në rrjet, kriza pengon investimet
M.Q.//ReportTv.al