Kryetari i Dhomës së Deputetëve të Parlamentit Italian, Roberto Fico, do të nisë sot në Tiranë një vizitë vizitë zyrtare 3-ditore në Tiranë.
Ditën e sotme Kryetari Fico do të jetë në Tiranë – Kryeqyteti evropian i Rinisë 2022 – ku do të takohet me Kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj e do të marrë pjesë në përurimin e Sallës Operative të Mbrojtjes Civile shqiptare, e financuar nga Kooperacioni italian si kontribut për rindërtimin pas tërmetit që goditi Shqipërinë në nëntorin e vitit 2019.
Ditën e martë, datë 12, është parashikuar një takim institucional me Kryetaren e Parlamentit shqiptar, Lindita Nikolla me të cilën do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi parlamentar.
Në vijim kryetari Fico do të zhvillojë një takim me Presidentin Ilir Meta dhe në orën 15, një takim me Kryeministrin Edi Rama.
Fico do të largohet nga kryeqyteti më 13 prill.