Kryetari i Partisë Radikale Serbe (SRS), Vojislav Sheshel kërkon që ushtria serbe të futet në Kosovë. Duke folur për ndalimin që Prishtina u bëri zyrtarëve të lartë të shtetit serb për të hyrë në Kosovë, ai u shpreh se ushtria duhet të hyjë në Kosovë.
“Që kur Metropoliti Amfilohije informoi publikun për tekstin origjinal të këngës “Elbi korri një vajzë kosovare”, ajo këngë më është rritur aq shumë në zemër sa që tani vetëm pres që ushtria e famshme serbe të kthehet në Kosovë. Kjo duhet të ndodhë një herë, nuk ka rrugë tjetër”, tha Sheshel.
Sheshel tha më tej se pajisja e Kosovës me armatim nga Gjermania paralajmëron përgatitje për fillimin e një luftë të re. “Ne duhet ta marrim atë shumë seriozisht dhe duhet të jemi të gatshëm për çdo eventualitet” tha Sheshel. Sheshel edhe pse tani nën petkun e një politikani, ka qenë i dënuar për krime lufte nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krimet në ish-Jugosllavi.
Шешељ: Откад је митрополит Амфилохије јавност обавестио о изворном тексту песме "Јечам жела Косовка девојка", толико ми је прирасла за срце та песма, да ја сад само ишчекујем да се српска славна војска на Косово врати. То се једном мора десити. Другог начина неће бити. pic.twitter.com/LtUhmGIBw1
— MVideos (@MvideosM) November 23, 2020
Keto kercnime te vazhdueshme,here nga Shesheli e here nga Vuçiqi e te tjeret, qe per cdo dite ju drejtohen tane vendit e popullit me keto kercnime,por edhe qeveritaret tane edhe subjektet nderkombetare heshtin!!sikur i kane vesht ne lesh.Apo ndoshta presin momentin kur te fillon konflikti ushtarak.Po atehre, si do te bisedohet dhe me kend te bisedohet?!Kush te ndryshon Kushtetuten dhe ne favor te kujt kerkohet ndryshimi i kushtetutes!!!
Përgjigju