Kreu i PD Kuçovë: Largimin e Bashës në këtë moment do e fuste PD në ciklonin e Berishës! Të ngrihet komision pa njerëzit e Bashës dhe Berishës

13 Mars 2022, 18:52| Përditesimi: 13 Mars 2022, 19:05

  • Share

Ndërsa kreu i PD në Kuçovë, Ilir Koçia tha se po iku Basha në këtë moment PD do të jetë në ciklonin e përplasjeve me Berishën, prandaj ai propozoi ngritjen e një komision me demokratë që nuk janë as me Bashën dhe as me Berishën për gjetjen e zgjidhjes dhe më pas të mendojnë për largimin e Bashës.

"I kuptoj ata qe kerkoj te ike PD ne kete moment kaq te veshtire per PD, pa ofruar asnje zgjidhje. E kuptoj se askush ne PD, grup parlamentare nuk e con neper mend qe te vije Berisha, por si do ta bashkojme partine. Kjo eshte pyetja sot. Si të iki lulzim basha dhe ta lere PD në ciklonit e perplasjeve me Sali Berishën nuk jam dakord. Ne na duhet zgjidhja. Kryetari e ka bere te qarte se eshte i gatshem per cfaredo lloj zgjidhje. Ne duhet të ngremë komision me dy grupet dhe persona që nuk janë as me në as me ata. Ka njerez qe kane qene ne mes te dy paleve, ka njerez qe mund te ndihmojne ne kete moment per te gjetur zgjidhje. Mjafton mos të jenë njerëz që bëjnë pazar me ramën. Pa gjetu me pare zgjidhje, largimi i kryetarit do ta bejne me keq situaten ne PD", tha Koçia.

Sekretari I degës Vlorë, Gjergji Nika gjatë mbledhjes në selinë e PD, tha se nuk është koha për dorëheqje.

“Asgjë nuk ndodhi nga 25 prilli në 6 mars, kishim vetëm një barrë të brendshme. Ne jemi ndarë në 3 fraksione, ne, ata të Berishës dhe pjesa e heshtur. Ne duhet te fokusohemi njëherë te kjo pjesa e heshtur, pastaj te bashkimi me foltoren. Nuk jam dakord për dorëheqjen tuaj, Partia nuk është gati për zgjedhje. Zgjidhja duhet të vinte nga ju në formë kompromisi, por duke mos bërë një hap pas. Nuk mund të kthehemi pas. Kompromis por pa dorëheqjen tuaj.”, u shpreh ai.

Të njëjtën qëndrim mban edhe Bujar Vreto, kryetari i Librazhdit, i cili theksoi se ky nuk është një moment për dorëheqje, pasi një gjë e tillë do të thellonte krizën brenda PD.

“Duhet te bëjmë një platforme perbashkuese, duke u distancuar nga hajdutet e periudhës 2005-2013. Mblidhni këshillin kombëtar, ndoshta edhe kuvendin ne prill, por nuk e gjykoj te arsyeshme dorëheqjen ne këtë moment. Ne na duhet zgjidhje jo thellim i krizës.


Lajmi kryesor:

Debatet/Basha: S’kemi shans me një 'Non grata', situata eksplozive! Krerët e degëve e mbështesin: Dorëheqja juaj nuk është zgjidhja! Kapllanaj: Komision PD-Foltorja pa Bashën dhe Berishën


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?