Kreu i PD-së Fier ironizon Berishën: Plaku i padëshiruar ‘non grata’ merr 10 njerëz në telefon dhe i detyron të bëjnë anti-mitingje (VIDEO)

19 Janar 2022, 10:04| Përditesimi: 19 Janar 2022, 10:37

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike në Fier, Agron Kapllanaj ka ironizuar Sali Berishën, pas anti-mitingjeve që ky i fundit ka thirrur kundrejt Lulzim Bashës, teksa zhvillon takime me strukturat.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Kapllanaj thekson se Berisha do të mbahet mend si një nga personat e shpallur non-grata për korrupsion dhe se merr 10 njerëz në telefon duke i detyruar të bëjnë antimitingjet si në kohën e Ramiz Alisë.

‘Plaku i padëshëruar non-grata, me një grusht të vogël njerëzish, po bëhet gazi i botës duke bërë gjithçka që të vendosë disa njerëz të gënjyer përballë demokratëve që kanë vendosur të shohin nga e ardhmja jo nga e shkuara. Por më kot e ka Sali Berisha që merr në telefon 10 njerëz e i detyron të bëjnë antimitingjet si në kohën e Ramiz Alisë. Por ai është vetëm një e shkuar e keqe për PD-në dhe gjithë shqiptarët, dhe emri i tij do mbahet mend si një nongrata për korrupsion.’, shkruan Kapllanaj.

Mbështetësit e Lulzim Bashës si dh mbështetësit e Sali Berishës tashmë prej ditësh po përplasen edhe në terren, duke krijuar tensione mes tyre. Mbështetësit e Berishës, janë shfaqur vazhdimisht në mitingjet e Lulzim Bashës, duke kundërshtuar kreun aktual të PD-së dhe duke i kërkuar largimin dhe lirimin e selisë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • TETAR KASAP Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 19/01/2022 13:07

    Salhe krimineli hajdut është katandisur si një laskar. Se ai mendoi që popullin Shqiptar mund ta gjynjëzoi e ta mashtroi që familja e tij e ndyr pa fund të përfitoi. Po tani krimineli malok e pa se sa i vlen lëkura tij e zgjebur e ka përfunduar si një rugaç rugësh ordiner. Shqipria e Shqiptarët do hecin përpara njerëz si Salheu e krimineli Enver Hoxha mund ti pengojn por kur s'harin ti shkatrojn ktë popull halle shum. Salheu e mori atë që meriton i diskretituar po jeton.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?