Kryetari i PD-së në Devoll, Arben Miza ka pasur debate të forta me anëtarë të po kësaj force politike. Ngjarja është regjistruar gjatë mbledhjes së parë të kësaj dege në zbatim të vendimit të Kryesisë Qëndrore në “selinë blu” për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.
Mësohet se në mbledhje kanë qenë Romeo Hajdërlli i cili në prani të të dy deleguarve Endri Hasa dhe Florian Mima kanë pasur debat të fortë me Mizën.
Hajdërlli i cili ka shërbyer veç të tjerash edhe si një nga ish-drejtorët më të rëndësishëm të Bashkisë Devoll kur kjo drejtohej nga Bledion Nallbati, është konfliktuar në mënyrë verbale. Bëhet me dije se debati ka ardhur për shkak të mosdakordësive lidhur me kandidaturat e propozuara për t’u përfshirë në listën garuese në zgjedhjet e vitit 2021.
Më herët, kryedemokrati Lulzim Basha e promovoi lëvizjen e re politike për propozimin e kandidatëve për deputetë nga baza si një lëvizje e fortë demokratiziuese, e cila sipas tij do çlironte energji të reja në radhët e demokratëve.
Pse akoma ka ne devoll me ate parti qe emrin e vertet e ka FATKEQESIA e shqiperis....ne ketej e kemi shuar
PërgjigjuKocken hengshi o devollinj koke trashe o derrka pe derrke
Përgjigju