Shtetet e Bashkuara do të rimarrin Kanalin e Panamasë nga ndikimi kinez, tha të martën sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth gjatë një vizite në kombin e Amerikës Qendrore.
Hegseth, pas bisedimeve me qeverinë e Panamasë, u zotua të thellojë bashkëpunimin e sigurisë me forcat e Panamasë dhe tha se Kina nuk do të lejohet të "armatizojë" kanalin duke përdorur marrëdhëniet tregtare të firmave kineze për spiunazh.
"Së bashku, ne do të marrim Kanalin e Panamasë nga ndikimi i Kinës.Kina nuk e ndërtoi këtë kanal. Kina nuk e operon këtë kanal dhe Kina nuk do ta armatizojë këtë kanal. Së bashku me Panamanë në krye, ne do ta mbajmë kanalin të sigurt dhe të disponueshëm për të gjitha kombet", tha Pete Hegseth.
Më shumë se 40% e trafikut të kontejnerëve në SHBA, me vlerë afërsisht 270 miliardë dollarë në vit, kalon përmes Kanalit të Panamasë, që përbën më shumë se dy të tretat e anijeve që kalojnë çdo ditë përmes rrugës ujore ndëroqeanike të dytë më të ngarkuar në botë.
Ndërsa Hegseth foli për heqjen e ndikimit kinez, Trump ka folur në terma më të gjerë dhe nuk ka përjashtuar përdorimin e forcës ushtarake, nëse është e nevojshme.
Hegseth është sekretari i parë i mbrojtjes i SHBA që viziton në dekada dhe udhëtimi i tij pason raportet se administrata Trump ka kërkuar opsione nga ushtria amerikane për të siguruar akses në kanalin, të cilin Shtetet e Bashkuara e ndërtuan më shumë se një shekull më parë dhe ia dorëzuan Panamasë në 1999, shkroi Reuters.
Komente
