Kyetari i Departamentit Politikës së Jashtme në ne PD Kreshnik Çollaku

Kreu i Politikës së Jashtme në PD, sfidon Bashën e Palokën: Nëse më del një njeri me precedent penal si Rezeart Tusha në listën e Dibrës, unë tërhiqem nga gara

13 Mars 2021, 07:59| Përditesimi: 13 Mars 2021, 08:03

  • Share

Në listat e kandidatëve të PD për deputetë më 25 prill, shfaqen persona që kanë precedentë penale në të kaluarën e tyre. Një prej tyre është Rezeart Tusha i dëbuar nga Zvicra për trafik droge dhe kandidimi i tij për deputet në qarkun e Durrësit, ka trazuar jo vetëm politikën por dhe vetë PD.

Kyetari i Departamentit Politikës së Jashtme në Partinë Demokratike, njëherësh dhe kandidat në vend të sigurtë për këtë parti në qarkun e Dibrës Kreshnik Çollaku ka sfiduar Lulzim Bashën dhe kryesuesin e listës së PD në Durrës Edi Palokën.

Çollaku ka thënë prerazi se nëse do ishte emri i Tushës në qarkun e Dibrës, ai do të tërhiqej nga gara.

“Në rast se në listën ku unë kandidoj, del një njeri me të tilla probleme, me rekorde kriminale, unë tërhiqem. Dhe jam kandidat i Partisë Demokratike sot! Ky është një standart që duhet mbajtur dhe nga ne dhe nga ju”, ka deklaruar Çollaku në emisionin “BardheZi”.

Rezart Tusha për të cilin bëhet fjalë, është renditur i 8-i në listën e PD në Durrës dhe rezulton të jetë në person problematik me ligjin. Në një dokument të lëshuar nga zyra për të huajt në federatën e Zvicrës, që i dërgohet ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, njoftohet për ndalimin e hyrjes në Zvicër edhe Lihtenjshten për Tushën.

Ky ndalim hynte në fuqi prej tetorit te vitit 1997 dhe nëse shkelej ka dënim me burg për një vit. Rezeart Tusha është prej disa kohës kryetar i PD në Shijak dhe pak ditë më parë Partia demokratike e regjistroi atë si kandidat për deputet në listën e qarkut të Durrësit.

Në listën e PD Rezeart Tusha i datëlindjes 1 maj 1972 kandidon i 8 për partinë demokratike. Dosja e tij do të verifikohet së bashku me të gjithë kandidat e tjerë të paraqitur në KQZ. Kandidati demokrat është arrestuar në Zvicër më 18 shtator të vitit 1994 nga policia e Gjenevës në operacionin e koduar me emrin Hydra sepse kishte 42.5 gram drogë heroinë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?