TIRANË- Analisti Ben Andoni është i mendimit që nëse nuk do të kishte shkuar ambasadorja e SHBA-së në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), atëherë në krye të SPAK me shumë gjasa do të ishte zgjedhur Edvin Kondili. Në një intervistë në Report Tv me gazetaren Migena Sotiri, Andoni tha se prezenca e saj në sallë ka ndikuar në zgjedhjen përfundimtare.
“Ka qenë pak e vështirë përzgjedhja e tij dhe prezenca e ambasadores amerikane ka ndikuar në zgjedhjen përfundimtare, nëse nuk do ishte prezenca e saj do kishim një konfigurim të SPAK, prezenca e saj tregon investimin e SHBA në Report Tv. Nëse nuk do ishte Kim në sallë më i favorizuar do të ishte Edvin Kondili. Deklarata e ambasadores amerikane ishte shumë e fortë, ndonëse me pak ekuivokë, procesi ishte në një rrjedhë që atyre nuk po i interesonte shumë, Dumani i pajtoi palët se u gjet e mesmja e artë. Dumani nis nesër punë, do na duhet të shohim sa është i aftë përpara dosjeve, dhe si do zgjedhë prioritetin e dosjeve të nxehta. Këtu do bëhet dallimi menjëherë dhe ndërhyrja e SHBA është një insistim për Reformës se deri tani reforma është shumë larg pritshmërive”, tha Andoni në Report Tv.
Sulmet e Sali Berishës për Reformën në Drejtësi, si edhe së fundmi bërë garën e kreut të ri të SPAK, Andoni i cilësoi si “të kuptueshme”, duke argumentuar se kjo ka ardhur pasi tashmë Berisha nuk ka qetësinë që fitoi me Arben Krajës se do të vijonte “i paprekshëm”. Zgjedhja e Altin Dumanit, për Andoni duhet ta tremb politikën.
“Kushdo që nuk është me Berishën është armik, pjesë e filozofisë së tij dhe tani gjendet te një e papritur e re. Me Krajën fitoi një lloj qetësie që do ishte i pandëshkueshëm dhe tani mund të ndryshojë me Dumanin, është një gjë e re që duhet ta përballë ndryshe, Berisha po e shikon që po humb energjinë që të përballet me një sistem që kërkon drejtësinë dhe Dumani është idealist, vjen nga provinca, ka qenë jashtë luksit dhe dukjes të sistemit tonë të pasurisë. E papritura me Dumanin dhe mënyra se si ai u prezantua dhe paraqiti projektin e vet përbën një frikë jo vetëm për Berishën, por edhe Ramën”, tha Andoni.
Duke u ndalur të Arben Kraja, për analistin, ai ka zhgënjyer ambasadën amerikane, e ndërsa tha se mandati i ri si drejtues i SPAK për Dumanin është një sfidë individuale.
"Vendi ynë gjendet para sfidave të jashtëzakonshme, ne jemi brenda një tranzicioni dhe kemi problem me ndarjen e pushteveve, e pamundur që një institucion të jetë demokratik dhe të tjerët jo, SHBA jo vetëm ka insistuar, por kanë pritur që ndryshimi i vendit tonë të jetë i prekshëm dhe prandaj ndaj Dumanit kishte pritshmëri të mëdha dhe te Arben Kraja që në një farë mënyrë i zhgënjeu. Dosja “Plumbi i Artë” e ngriti atë shumë”. Në këtë institucion do të tregojë veten, është sfidë individuale dhe për Dumanin se është një mundësi që vjen një herë në jetë”, tha Andoni.
Altin Dumani u zgjodh në krye të SPAK të premten duke marrë 5 vota nga 10 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që morën pjesë në zgjedhjen e kryeprokurorit të Prokurorisë së Posaçme. Ndërsa Edvin Kondili u rendit i dyti me 4 vota dhe Adnan Xholi mori vetëm një votë. Dumani është drejtuesi i dytë i SPAK që prej krijimit të këtij institucioni kyç që pas reformës në drejtësi. Mandati i Dumanit është 3-vjeçar, pa të drejtë rikandidimi. Kjo ishte hera e dytë që Dumani kandidoi për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, pasi herën e parë nuk fitoi përballë Arben Krajës.
Ahhahhaa, cfarë thëni :- po mos ishte Kim do fitonte Kondili (i pëlqyeri qeverise së majtë) por tani që u zgjodh Dumani Berisha e ka frikë, ndërsa të majtët qe se pëlqenin jo
PërgjigjuKraja per tre vjet kreu misionin qe kishte marre persiper ,prandaj USA ishte e pa kenaqur me te .Dumani si me i ri dhe paster nga e kàluara e tij, perben shpres per drejtesine e munguar deri tani
PërgjigjuKraja si komshi i gjirit lalzit ka fjetur gjume prandaj duhet te dale para drejtesis.
PërgjigjuPo usa e dinte se Kraja ishte ish sigurims???!!! E di edhe se gledisi iku si ufo edhe pse kishte suportin e usa??!!! E di mire se edhe dumani qe turqisht i thone tymit prap ne tym do ece. Asgje sdo beje. Vetem po te vijne marinsat arrestohen tigrat e arnavutllukut
PërgjigjuFiks e ke thene!! Nuk behet ky vend nga shqiptaret.