Kim: Prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë të barabartë përpara ligjit! Rama-KLP: Mos u ndikoni nga askush, kreun e ri të SPAK e zgjidhni ju, jo qeveria e as ambasada

14 Dhjetor 2022, 10:55| Përditesimi: 14 Dhjetor 2022, 16:09

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu ka kthyer përgjigje të gjithë akuzave të opozitës, duke thënë se kreu i ri i SPAK nuk zgjidhet as nga qeveria e as nga ambasada, por vetëm nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që është një organ i ri drejtësisë krejtësisht i pavarur. Skenarëve që flasin se qeveria po ndërhyn për të zgjedhur kandidatin e saj në krye të SPAK, kreu i qeverisë i ka cilësuar si thashetheme që vijnë nga “foltorjavulorjafallgjorja”, që i referohet 2 palëve të PD-së si edhe Partisë së Lirisë.

“Jam plotësisht dakord me @USAmbAlbania dhe boll me thashethemet e katundit politik e mediatik!  Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorjavulorjafallgjorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet”, shkruan Rama.

Ndërkohë që vetë ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim deklaroi sot se ka takuat një e nga një të gjithë, anëtarët e KLP-së, Rama ka një mesazh të drejtpërdrejtë për ta. Kreu i qeverisë thotë se anëtarët e KLP-së nuk duhet të dëgjojnë askënd e të mos influencohen nga askush për përzgjedhjen e kreut të ri të SPAK, por të shikojnë dhe të vlerësojnë kandidaturat në mënyrë profesionale pa asnjë ndikim të jashtëm.

“Javën e fundit jemi takuar me çdo anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për të nënvizuar rëndësinë e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK-ut, i cili pa frikë e favor do të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Procesi i përzgjedhjes nuk duhet të ndikohet nga ata që kanë interes për të kufizuar ose manipuluar hetimet. Ky është thelbi i reformës në drejtësi: drejtësia duhet të jetë e verbër ndaj pushtetit, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë të gjithë të barabartë përpara ligjit, institucionet duhet të jenë të pavarura”, tha Kim.

 “Anëtarët e KLP të mos dëgjojnë askënd përveç kandidatëve, të mos lexojnë asgjë përveç biografisë profesionale të kandidatëve, të mos influencohen nga askush përveçse nga profili e perfomanca e kandidatëve! Ata japin llogari vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër”, u përgjigj më tej kreu i qeverisë.

Kreu i ri i SPAK do të zgjidhet në datën 16 dhjetor dhe 3 janë prokurorët në garë, Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili. Kreu i ri i SPAK zgjidhet në një moment kur jo vetëm ndërkombëtarët por edhe publiku kërkon rezultate, arrestime të zyrtarëve të lartë të implikuar në korrupsion dhe anëtarë të bandave të krimit të organizuar.

Si zgjidhet kreu i SPAK?
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, sipas nenit 148/dh, pika 3, të Kushtetutës, emërohet me shumicë votash nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në radhët e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme. Mandati i kreu të SPAK-ut është 3 vjet dhe nuk ka të drejtë që të rizgjidhet për një mandat të dytë. Arben Kraja përfundon mandatin në datën 19 dhjetor. Më 19 dhjetor merr detyrën drejtuesi i ri dhe Kraja mbetet prokuror i SPAK, pasi si prokuror mandati është 9 vite.

Cili prej tre kandidatëve në garë ka shansin të zgjidhet kreu i ri i SPAK?
Një ndarje korrekte do të ishte triumfi me 6 vota nga 11 në total të anëtarëve të SPAK, siç Arben Kraja mundi të fitonte në 2019-ën. Por në kushtet e tre kandidatëve në garë ky kombinim nuk është i lehtë, edhe pse jo i pamundur. Tre kandidatët tashmë duhet të shtrijnë influencën e tyre tek KLP, teksa u duhet të bindin anëtarët e kësaj të fundit për vota. Nuk ka një ndarje perfekte për emrin favorit, gjithçka pritet të qartësohet në ditët në vijim, por surpizat nuk përjashtohen.

Cilat janë kompetencat e kreu të SPAK?
Kreu u SPAK është më shumë një administrator i institucionit dhe nuk ka asgjë në dorë të ndikojë mbi dosjet. Ai nuk mund t’i japë udhëzime një prokurori për hetimet. Kjo është e ndaluar me ligj. Por, kreu i SPAK-ut u cakton çështjet prokurorëve të posaçëm bazuar në specializimin e tyre, koordinon punën e agjencitë dhe institucionet e tjera, paraqet buxhetin për SPAK-un dhe Byronë e Hetimit në Kuvend, paraqet në KLP raportin vjetor të punës së SPAK-ut, thërret në mbledhje prokurorët e posaçëm, nxjerrë vetëm udhëzime të përgjithshme pa ndërhyrë në hetime për SPAK-un dhe Byronë e Hetimit si dhe miraton rregulloret e firmosura nga drejtori i Byrosë së Hetimit. Gjithashtu, drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme i jep ‘ok’ kreu të Byrosë për emërimin e hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Edhe gjatë mbledhjeve të SPAK-ut, kryeprokurori ka të drejtë vetëm të japë mendime dhe të diskutojë. Kreu i SPAK-ut jep mendime për rregulloren e brendshme administrative të organizimit të SPAK, lidhur me përshkrimet e punës të të gjitha kategorive të nëpunësve civilë, për ngritjen e komisioneve të brendshme sipas nevojës, mbi projektbuxhetin si dhe diskuton çdo çështje tjetër me rëndësi për veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme.

Ora 09:19
Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, mesazhi i Kim: Pa frikë e favor do luftojë korrupsionin e krimin! Drejtësia duhet të jetë e verbër ndaj pushtetit

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka dhënë një mesazh për kreun e ri të SPAK që të luftojë korrupsionin e krimin pa u frikësuar dhe pa u ndikuar nga favoret. Në një postim në Tëitter, Kim shkruan se drejtësia duhet të jetë e verbër ndaj pushtetit dhe institucionet duhet të jenë të pavarura.

Po ashtu shkruan se SHBA mbështet reformën në drejtësi ndaj do të monitorojnë nga afër procesin e përzgjedhjes së kreut të ri të SPAK që do të mbahet më 16 dhjetor. Kim thekson se nuk do të ndryshojë zbatimi i reformës në drejtësi, që sipas saj nuk është vetëm kërkesë për anëtarësimin në BE por kërkesa e drejtë e popullit shqiptar.

“Javën e fundit jemi takuar me çdo anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për të nënvizuar rëndësinë e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK-ut, i cili pa frikë e favor do të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Procesi i përzgjedhjes nuk duhet të ndikohet nga ata që kanë interes për të kufizuar ose manipuluar hetimet. Ky është thelbi i reformës në drejtësi: drejtësia duhet të jetë e verbër ndaj pushtetit, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë të gjithë të barabartë përpara ligjit, institucionet duhet të jenë të pavarura.

Reforma në drejtësi nuk është vetëm një kërkesë për anëtarësimin në BE; është kërkesa e drejtë e popullit shqiptar. SHBA do të qëndrojë gjithmonë me popullin e Shqipërisë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim me vendosmëri zbatimin e reformës në drejtësi. Kjo nuk do të ndryshojë.

Ne do të monitorojmë nga afër procesin e përzgjedhjes së SPAK-ut për të siguruar që reforma në drejtësi të ecë përpara”, shkroi Kim në Twitter.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 15/12/2022 03:08

    Ne te vertete ligjet kane qene gjithemone aty,ndoshta jo perfekte,por kane qene ne fuqi,po keshtu dhe njerezit e drejtesise i kemi patur,disa me kurs tornitori plepash,disa me diploma te plota komunizmi e disa me diploma te plota demokracie,disa te korruptuar,disa te drejte,por i kemi patur.Problemi qendron ne faktin se mungon vullneti per te denuar,apo per te dhene denime te drejta.Te gjithe themi pse nuk gjykohen Berisha,Meta & Co.? Pse te denohen keta? Mos jane denuar te tjere sic duhet dhe keta jane te vetmit qe jane kursyer? Po te shikoni e gjithe hist.e drejt.shqiptare ne keto 32 vjet eshte e mbushur me raste te tilla.U fillua me gjyqet e kokave te komunizmit-u denuan per kafe,pastaj u vazhdua me denimet qesharake per piramidat,per te mos folur per 97',98',Gerdecin,etj qe jane me nje pikepyetje te madhe.Sa here jane sulmuar kryeministria e parlamenti gjate protestave? Eshte denuar ndonje deri sot? I keni pare denimet qe po jepen ne U.S.per daten 6 Janar? Po i denojne nje nga nje me rradhe.Po ne Shqiperi?Dhe ketu permendem vetem krimin politik,po kriminelet e zakonshem,po krimi ekonomik e financiar? I keni pare cfare masash paraburgimi dhe denimesh marrin?Disa ceshtje,apo dosje nuk arrijne te shohin dhe driten e gjyqit se i mbyll prokuroria me argumenta me mire se nje avokat.

    Përgjigju
  • Skdjdjd: 15/12/2022 00:13

    Ca ka shalgjati po i iken froni na duart…

    Përgjigju
  • Arbërori: 14/12/2022 13:52

    SHBA e din shumë mirë se Edvin shkjau shqipfolës ështé tradhtar i pështirë i kombit dhe bashkpuntorë i ngusht i Putinit. Edhe ca e do mbetet histori e trisht pina e këti tradhtari

    Përgjigju
  • Denis: 14/12/2022 13:46

    Pa frike zgjidhni ore. Sepse ne fakt nuk ka rendesi cfare zgjidhni. Produkti njesoj do jete. Nje patronazhist me shume.

    Përgjigju
  • valdrini: 14/12/2022 13:00

    ka dicka qe nuk shkon ne komunikimin publik te ambasadores dhe kryeministrit. perse valle ambasadorja ka takuar nje nga nje anetaret e KLP? kush po perpiqet te ndikoje ne zgjedhjen e kreut te ri te SPAK? a e ka kete fuqi opozita per te ndikuar? nuk duket se e ka. po kush po ndikon? anbasadorja kerkon te jete prokurori Dumani, ndersa mesa duket dikush apo shumekush nuk e duan Dumanin ne krye te SPAK. a eshte dosja e inceneratoreve ajo qe ka ftohur raportet e KM me ambasadoren? a eshte inatosur ambasadorja me rezultatet zhgenjyese te hetimit? vetem nje gje eshte e sigurt, ne fund luften e fitojne amerikanet. kete politikanet shqiptare nuk e kane kuptuar ende.

    Përgjigju
  • Geni: 14/12/2022 12:19

    Mos u lodhni duke i sqaruar keto kryeminister Edi,me vjen keq qe kemi njerez te tille ne vend

    Përgjigju
  • titi: 14/12/2022 12:12

    kto akuza jan qesharake

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 14/12/2022 11:52

    Drejtesia shqìtare eshte PRIORITET AMERIKAN. Ķy PRIORITET e ka tronditur edhe kryeministrin,i cili nuk mund ti perballoj turbulencat qe sa vine behen edhe më shqetsuese per KORRUPSIONIN SHTETEROR SHQIPTAR.

    Përgjigju
  • P. Hajdini: 14/12/2022 11:46

    Enver Hoxha e Sali Berisha me Ilir Meta(j) as nuk kishin me u shtu e as nuk kishin me u hjeke kur nji gja ketyne direktivave te qituna nga dora e Edi Rames: - “Anëtarët e KLP të mos dëgjojnë askënd përveç kandidatëve, - të mos lexojnë asgjë përveç biografisë profesionale të kandidatëve, - të mos influencohen nga askush përveçse nga profili e perfomanca e kandidatëve!...” = NDERHYMJE E E RANDE NE PAVARSINE E KLP E TE SECILLIT ANTAR = U DIFTON SI ME BA PUNEN ?! ....... E MA E RANDE AKOMA, KUR I KERCENON SE DUHET TE SHIFEN MIRE NE PASQYRE: ”...Ata japin llogari vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër”, u përgjigj më tej kreu i qeverisë = JO z. KRYEMINISTER, ATA NAPIN LLOGARI E NEVOJITET T'SHIHEN PARA PASQYRES QI U IMPONON LIGJI = INTERESI KOMBTAR E TRASNPARENCA PUBLIKE QI PO PERCILLEN E MBROHEN FORT PREJ KRYEPARTNERIT STRATEGJIK TE SHQIPNISE E KOMBIT SHQIPTAR! NDRYSH, ”...vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër” RREZIK ME PA PRAP "FANTAZMAT" NGA ENVERI E TE LAL ERI!

    Përgjigju
  • Den: 14/12/2022 11:26

    Hups,e zuri frika dhe kete,do te behet mik me viçidolin me sa duket,kush ka frike ambasaden amerikane,do te thote qe eshte i perlyer dhe i kthehen teorise te sovranitetit,streha e fundit e rufjanit politik

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 14/12/2022 11:21

    TEORIKISHT OK ME ER & YURI KIM.Por faktet jan ndryshe.KLP është e njëjta çorbë e gatuar që në 92.Ashtu sikurse KLGJ,GJK..që kan zgjedhur njëri-Atrin,Nga politika dhe kështu do jetë në 30 vitet e ardhëshme Sa të jet Sb në Politikë dhe i gjall mbi dhe. -SPAK nuk po dënon Salianin(BABALEN)dhe jo të thërrasi për hetim ZENIN,MALLTEZIN,Vëllait e Monës,Mediun..dhe ca më pak Liken,Luli,Saliun..HARROENI. -SPAK ka lindur i vdekur.Yuri Kim e di mirë këtë por nuk i vjen mirë ta thot.Pasi e di që Sb i shpallur Non grata..po tallet tashmë edhe me DASH.

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 14/12/2022 16:56

      Cdo koment qe beni eshte sipas oreksit qe keni ,more debilani Edi nuk ka frike as per inceneratorin as per gje mos i qani hallin ju duhet te kuptoni nje gje si u fal lulushi , qe perkrahej ngs kjo ambasadore apo i haroni shume shpejt ngjarjet , memorje te shkurter ,nuk po denohet saliu bashke me shpuren e tij ,ae kuptoni ?Edi po mundohet te beje shtet

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?